TIRANË- Largimi nga Kuvendi dhe protestat e opozitës ku premtonin rrëzimin e qeverisë Rama, por që nuk ndodhi, kanë sjellë një zhgënjim të madh të simpatizantët e PD-së.
I tillë është rasti i Haxhi Gjutaj i cili që në moshën 18-vjeçare ka votuar historikisht për demokratët, por duket se nuk do të jetë kështu në zgjedhjet e radhës të 25 prillit 2021. Gjutaj ka grisur kartën e anëtarësisë së PD-së, teksa ky moment është filmuar dhe është shpërndarë në rrjetet sociale. Ai nuk i ka kursyer as sharjet me fjalë të pista.Më jepni një thikë ta pres. Që kur kam lindur nga ajo nënë kam votuar për këtë dreq dhe me më lënë mua borxh kalamajt", thotë Haxhi Gjutaj anëtar i PD.