Aktvendimi i Gjykatës së Apelit për Zoran Milevski - Kiçeec shkon në Gjykatën Penale

2020-12-05 2

Aktvendimi i Gjykatës së Apelit për Zoran Milevski - Kiçeec është në Gjykatën Penale. Pasi Gjykata e Apelit e konfirmoi dënimin me tre vjet burg për rastin "Reket", dokumenti iu dërgua Gjykatës Themelore Shkupi 1 ku duhet t'i caktohet një gjykatësi për zbatimin e sanksioneve. Sipas Ligjit për Zbatimin e Sanksioneve, Penalja brenda tetë ditëve pas pranimit të aktvendimit, duhet të shkruajë akt udhëzimi se në cilin burg Kiçeec do ta vuante dënimin për rastin "Reket". Në 30 ditët e ardhshme pasi që të përgatitet dokumenti, ai do të duhet të paraqitet në burg. Por, Kiçeec ka mundësi ta shtyjë shkuarjen në burg. Sipas nenit 143 të Ligjit për Zbatimin e Sanksioneve, ka disa opsione:

Anulimi është i nevojshëm për shkak të mbarimit ose kryerjes së punës urgjente në fushë ose punë sezonale

Personi i dënuar obligohet të kryejë punë të caktuar që tashmë e ka filluar

Shtyrja i duhet për mbarim të vitit shkollor ose për ndonjë provim

Zoran Milevski- Kiçeec u dënua me tre vjet burg pasi pranoi fajin në rastin "Reket". Apeli vërtetoi dënimin dhe lartësinë kurse Gjykata Penale duhet të vendosë përsëri për lëndët e marra prej tij në këtë rast. Më 17 prill të këtij viti, Kiçeec u lirua nga paraburgimi pasi prokurorja Villma Ruskovska dha dritë jeshile që ai të jetë i lirë derisa dënimi i tij trevjeçar të bëhet i plotëfuqishëm. Përveç Kiçeec, i cili u deklarua fajtor, Katica Janeva dhe Boki 13 u dënuan gjithashtu në rastin "Reket" për zhvatje të mbi 1 milionë eurove nga biznesmeni Orce Kamçev.

 Bojan Stojanovski