PD shkon në familjen e të moshuarit që jeton prej 1 viti në barakë - News, Lajme - Vizion Plus

2020-12-05 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ishte në familjen e Nikë Prendit në Kombinat, një nga zonat më të prekura në kryeqytet nga dy tërmetet e shtatorit dhe nëntorit. Zhupa tha se shtëpia e Prendit është shkatërruar plotësisht që në tërmetin e 21 shtatorit dhe ende sot banon në një barakë, të cilin e ka ndërtuar me dërrasa që i kanë falur komshinjtë. Sipas saj, bashkia nuk i ka dhënë një çadër. PD shkruan se ai dhe bashkëshortja e tij jetojnë jashtë çdo kushti normal. ?Nikë Prendi thotë se i ka humbur shpresat tek shteti pasi ka 1 vit që endet dyerve të bashkisë por askush nuk i ka ardhur në ndihmë.? Një pjesë nga biseda e Ina Zhupës me qytetarin:Nikë Prendi: Unë jam Nikë Prendi, që në shtator më është prishur shtëpia nga tërmeti dhe kërkoj ndihmë nga shteti që të më ndihmojë.Ina Zhupa: E pabanushme?Nikë Prendi: Shtëpia e pabanueshme, atje kam jetuar gjithë jetën.Ina Zhupa: Po, a ju kanë ndihmuar, ju kanë sjellë ndihma, ju kanë dhënë bonus?Nikë Prendi: Vetëm më kanë pru njëherë ndihma, ai i bashkisë.Ina Zhupa: Po bonusin përsa i përket rregullimit të shtëpisë?Nikë Prendi: Bonusin jo akoma.Ina Zhupa: Ku jeton tani ti?Nikë Prendi: Ja këtu banoj.Bashkëshortja e Nikë Prendit: Unë gatuaj këtu me bombul gazi kur është nxehtë, mbrapa do ndezi sobën. Krevatin aty, rrobat i kam atje përtej. Drutë janë jashtë, ça të bëjmë kështu është. Shpia ra përdhe, ku të shkojmë?!Ina Zhupa: Këtë barakën ku e ke gjetur?Nikë Prendi: Këtu, kam blerë dërrasat edhe më kanë dhënë komëshinjtë, më kanë falur pak.Ina Zhupa: Shtëpia juaj ndërkohë është e pabanueshme?Nikë Prendi: Është e pabanushme, nuk jetohet brenda.Ina Zhupa: Po çadër ju ka dhënë bashkia?Nikë Prendi: Kam qenë 50 herë te bashkia, te emergjencat dhe nuk më ka ndihmuar njeri hiç. Më njohin të gjithë atje, i kam bezdis.Ina Zhupa: Çfarë ju kanë thënë për shtëpinë? Do shembet?Nikë Prendi: Do e bëjmë, do e bëjmë. I kam bërë letrat unë, nuk e di.Ina Zhupa: Deri tani nuk keni marrë lekë për të rindërtuar shtëpinë tuaj me fondet e rindërtimit?Nikë Prendi: Jo, jo asgjë! Akoma jo! Ne presim nga shteti por nuk ka shtet këtu. Unë kam frikë, kam frikë se s?do ma bëjnë shtëpinë.

Free Traffic Exchange