Shumica në Kuvend, me dy deputetë më pak

2020-12-05 0

Nuk dihet akoma se kur Kuvendi do të mblidhet për të verifikuar mandatin e deputetes Emilija Rambabova nga LSDM-ja e cila bëhet deputete pasi Jagoda Shahpaska u zgjodh ministre e Punës dhe Politikës Sociale. Me rezultatin pozitiv për virus korona të deputetit të BDI-së Arben Ziberi, ngushtohet mundësia që shumica të jetë funksionale dhe të marrë vendime. Sipas partive të koalicionit, qëndrueshmëria e shumicës nuk është në rrezik. Zaevi madje beson se për shumë prej çështjeve ka mbështetjen e të paktën 65 deputetëve.

Besoj se në ditët e ardhshme parlamenti do të bëjë verifikimin e deputetit të radhës nga lista që të mundemi koalicionin prej 62 deputetësh ta konfirmojmë si tërësi. Kam për synim që një pjesë të deputetëve të zgjedhur t?u ofroj poste të caktuara drejtuese nga ana e Qeverisë ose ministrive kështu që sipas ligjit deputet bëhet tjetri që është në listë. Andaj qëndrueshmëria e shumicës parlamentare përmes politikave të mira dhe dialogut mundet vetëm të rritet dhe assesi të bie - tha Zoran Zaev, kryeministër.

Kemi shumicë. Jemi në komunikim të përditshëm mes vete. Ka raste të posaçme kur duhet të veprojmë në kushte të posaçme. Ashtu janë kushtet - deklaroi Izet Mexhiti, BDI.

Parlamenti mbetet jofunksional edhe për shkak të vonesave në formimin e trupave punues. Tashmë dihet se nga gjithsej 21 trupa punues, 8 i takojnë koalicionit ?Mundemi?, 8 VMRO-DPMNE-së, 3 BDI-së dhe 2 koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. BDI-ja njoftoi se do të drejtojë me Komisionin kushtetues, Komisionin për shëndetësi dhe njërin nga dy komisionet, arsimin ose atë për çështje evropiane.

Paralelisht me konsolidimin e trupave parlamentar, vazhdojnë negociatat për kompletimin e posteve në ekzekutiv. Kryeministri Zaev deklaroi se deri në fund të javës do të kompletohet lista e zv/ministrave dhe se është në konsultime me ministrat për emërimin e sekretarëve shtetëror. Deri në fund të muajit shtator, Zaevi beson se do të përfundojë edhe emërimi i drejtorëve në eshalonin e tretë.

Fatlume Dervishi

Free Traffic Exchange