#tvora #rtvoranews
Nga 400 milionë vaksinat që Komisioni Europian do të blejë për të përballuar koronavirusin, do të përfitojë edhe Shqipëria. KE ka parashikuar që të dhurohen vaksina për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilësuara si vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Ndërkaq, BE akordoi për Shqipërinë ndihmën e radhës për të përballuar situatën e pandemisë.
Shqipëria do të përfitojë vaksina falas kundër koronavirusit nga Bashkimi Europian, në momentin që do të hidhen në treg.
Së fundmi, Komisioni Europian ka bërë me dije se ka nënshkruar një kontratë të parë me kompaninë bio-farmaceutike britaniko-suedeze ?AstraZeneca? për të blerë 400 milionë vaksina anti COVID-19 për të gjtha vendet anëtare të BE-së.
Shpërndarja e këtyre vaksinave do të bëhet për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
Veç Shqipërisë, do të përfitojnë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor.
Por, përtej këtij fakti, apeli i institucioneve shëndetësore botërore, shkon për popullatën që të ketë kujdes pasi deri në daljen e vaksinës virusi nuk do të jetë zhdukur.
Ndërkohë, Shqipëria mori ndihmën e radhës nga Bashkimi Europian për fuqizimin e kapaciteteve të terapive intensive në spitalet Covid.
Ministrja,Ogerta Manastirliu, tha se për muajt e vjeshtës është hartuar plani për dyfishimin e shtretërve, krahas katër spitaleve Covid dhe atyre rajonale.
Prej javësh kurba e të prekurve dhe viktimave në vend mbetet e njëjtë, ku problematike shfaqet situata në dy spitalet Covid.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/vaksina-per-covid-19-dhurata-e-vecante-e-bashkimit-europian-per-shqiperine/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv