Ministri i Rendit Poçi takim me shefat e komisariateve te Tiranes - (28 Shtator 2000)

2020-12-05 0

Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Ministri i Rendit Spartak Poçi ka udhëzuar shefat e komisariateve dhe drejtuesit e policisë për prefekturën e Tiranës, për mbarëvajtjen e dy mitingjeve të datës 29 Shtator, si dhe për ruajtjen e rendit gjatë ditës së votimeve. Në të gjithë prefekturën që prej paradites, policia është në gatishmëri nr.2, për të mos lejuar futjen e elementëve të armatosur në kryeqytet, nesër gjatë gjithë ditës. Në akset kryesore të hyrjes në kryeqytet do të bëhen kontrolle të rrepta të makinave.

Që prej paradites së sotme ruajtjen e ministrive shqiptare do ta bëjë ushtria, ndërsa forcat e rendit gjatë këtyre ditëve do të jenë plotësisht të angazhuara për ruajtjen e qetësisë në dy mitingjet e sheshit Skënderbej si dhe për ruajtjen e qendrave të votimit. Çdo zonë sipas drejtorit Bilbil Mema, do të ketë policë dhe një oficer për patrullim.

Ndërsa në Drejtorinë e Policisë së Tiranës është krijuar shtabi për të ndjekur plotësisht gjendjen. Ministri i Rendit, ka dhënë udhëzime të plota për fushatën duke kërkuar gatishmëri dhe korrektesë të të gjitha strukturave. Secili shef komisariati duhet të udhëzojë efektivat e tij për procedurat e datës 29 e në vijim./tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/