Report TV -Rrëshqitja e tokës/ Dy vite pas shembjes së shtëpive në Mirditë, banorët në protestë

2020-12-05 1

Dy vite e gjysëm pas shembjes së banesave si shkak i rrëshqitjes së tokës në fshatin Blinisht të Mirditës, banorët ende nuk kanë marrë dëmshpërblimet.

Përballë kësaj situatë ata protestuan këtë të martë para prefekturës së Lezhës, duke kërkuar zgjidhje të problemit të tyre. Sipas banorëve i gjithë dokumentacioni iu është përcjellë institucioneve qendrore, por ende nuk është dërguar për miratim pranë Këshillit të Ministrave. Ata paralajmërojnë bllokim të Rrugës së Kombit, pasi rrëshqitja e dherave ka ardhur nga papërgjegjshmëria e institucioneve gjatë ndërtimit të autostradës.