Top News - Në burg 40-vjeçarja/ Çonte të rinjtë luftëtarë për ISIS

2020-12-05 1

Lubjana Gjeçaj, e cila ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane të drejtësisë dhe u arrestua pak ditë më parë nga autoritet shqiptare, ka marrë masën arrest me burg, e dhënë nga gjyqtarja Vjollca Spahiu.

Mësohet se ajo ka thënë në gjykatë se: Jam dakord me avokatin, kam dashur ta kryej dënimin në Itali, nderkohe qe avokati i 40 vjecares, ka kerkuar qe vendimi per mases e sigurise arrest me burg të kryhet në Shqipëri.

Mesohet se Lubjana Gjeçaj ka qenë emigrante në Itali dhe ka dyshime se aty ka qenë pjesë e një grupi radikal, atje ajo eshtë identifikuar nga policia italiane se ka qenë pjesë e këtij grupi. 40 vjecarja akuzohet si pjesë e grupit që rekrutonte luftëtarë për shtetin islamik të ISIS-it, që u godit nga autoritetet italiane në korrik të vitit 2015 me Operacionin ?Martesa?.

Pas shumë muajsh hetime në një operacion të gjerë të shtrirë në disa qytete në Itali dhe në Lushnjë të Shqipërisë, u arrestuan 10 persona, nga të cilët 4 italianë, 5 shqiptarë dhe 1 kanadez.
Shqiptarët pjesë e këtij grupi janë Baki Çoku, Dritan Gjeçaj, Aldo Kobuzi, Arta Kakabuni dhe Lubjana Gjeçaj, sipas autoriteteve italiane ky grup kryente martesa mes të rinjve dhe i dërgonte ata në Turqi, dhe më pas në Siri për të luftuar për Shteti Islamik.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LubjanaGjeçaj#Arrested#TopChannel

Free Traffic Exchange