Top News - Mësuesit në Kosovë/ Fillon testimi për koronavirus

2020-12-05 0

Mbi 1,500 mësimdhënës në gjithë territorin e Kosovës do të testohen për koronavirus, para se të fillojë procesi mësimor më 14 shtator, ka njoftuar ministri i Arsimit dhe Shkencës në Qeverinë e Kosovës, Ramë Likaj.


?Ne kemi marrë informata që do testohen 1,500 arsimtarë në nivel të Kosovës, që i bie mbi 6.5 për qind të numrit të përgjithshëm të arsimtarëve, në mënyrë që të dimë situatën e infeksionit ose me cilën gjendje po hyjmë në vitin e ri shkollor. Testimi ka filluar. Edhe nga Komuna e Shtimes, arsimtarët e përzgjedhur në mënyrë të rastësishëm, kanë shkuar të testohen në qytetin Ferizajt?, tha ministri Lika.

Ministri Lika dhe kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), Rrahman Jashari kanë vizituar Gjimnazin ?Naim Frashëri? në Komunën e Shtimes. Ata kanë përsëritur vendimin se viti i ri shkollor 2020-2021, në kohë pandemie do të nisë më 14 shtator, duke respektuar rekomandimet e institucioneve shëndetësore për mbrojtje nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka marrë vendim që mësimi të fillohet në mënyrë fizike në objektet e shkollave, të hënën, më 14 shtator. Viti i ri shkollor duhej të fillonte më 1 shtator, por është shtyrë, me qëllim të sigurimit të kushteve të sigurta për fëmijët, mësimdhënësit dhe prindërit. Sipas udhëzimeve, shkollat duhet të garantojnë që të respektohet distanca e caktuar e sigurisë të paktën 1.5 metra, secilit nxënës si dhe personelit të shkollës duhet t?i bëhet matja e temperaturës çdo ditë.
Numri i përgjithshëm i mësimdhënësve në nivel vendi llogaritet të jetë mbi 23 mijë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MinistriaArsimit#Kosovo#TopChannel

Free Traffic Exchange