Ndotja e mjedisit është shkaktare e 13 për qind të vdekjeve në evropë, duke kontribuar në sëmundje jo-ngjitëse të tilla si kanceri dhe sëmundjet e zemrës, thotë Agjencia evropiane e mjedisit. Lufta ndaj ndotjes së mjedisit, sipas saj, është thelbësore për përmirësimin e shëndetit dhe mirëqënies së qytetarëve në evropë, veçanërisht për grupet e ndjeshme si fëmijët, të moshuarit dhe njerëzit më të varfër. Vlerësimi i EEA-së për shëndetin dhe mjedisin, vuri në dukje se ndotja e ajrit ishte "faktori kryesor i mjedisit që nxit sëmundjet". Mbi 400.000 vdekje të parakohshme çdo vit në BE janë pasojë e ndotjes së ajrit, tha agjencia me bazë në Kopenhagen, duke vënë në dukje lidhjet me sëmundjet e frymëmarrjes dhe kardiovaskulare. Edhe zhurmat në mjedis kanë lidhje me çështje të shumta shëndetësore, përfshirë sëmundjet e zemrës dhe madje edhe vdekjen e parakohshme. Ekspozimi afatgjatë ndaj zhurmës mjedisore shkakton rreth 12.000 vdekje të parakohshme çdo vit në rajonin Evropian, tha agjencia, duke theksuar se transporti rrugor ishte një burim kryesor i zhurmës. Shumë sëmundje kronike jo vetëm që zvogëlojnë jetëgjatësinë dhe cilësinë e jetës së pacientit, ato gjithashtu paraqesin një barrë për familjet e tyre, komunitetet dhe sistemin shëndetësor, tha autorja kryesore e raportit, Catherine Ganzleben.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#CatherineGanzleben#Copenhagen#TopChannel