KRUJË- Një 28 vjeçar ka ndërruar jetë pasi ra nga skela teksa po punonte pa leje në banesën e 46 vjeçarit Lulzim Koni. Fatkeqësisht 28 vjeçari Erlind Gazheli është dërguar me urgjencë tek Spitali i Traumës, por nuk u ka mbijetuar plagëve të marra.
Policia ka arrestuar pronarin e banesës, Lulzim Konin dhe ka shpallur në kërkim administratorin e firmës ndërtuese 39 vjeçarin me iniciale R. H.