Ora News - Pa leje drejtimi, 14 drejtues mjetesh u arrestuan gjatë fundjavës në Lezhë

2020-12-05 0

#tvora #rtvoranews

Policia Rrugore e Lezhës ka proceduar penalisht gjatë fundjavës 22 shtetas për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt. Prej tyre 14 shtetas janë arrestuar dhe 8 të tjerë ndiqen në gjendje të lirë.

Janë arrestuar nga Policia shtetasit L. P., H. B., K. G., P. K., G. P., Gj. D., M. M., A. M., P. C., Ç. T., Gj. M., Gj. Z., B. N., E. Gj., banues në Lezhë, Kurbin dhe Shkodër.

?Arrestimi i tyre u bë pasi në akset rrugore Lezhë-Milot, Lezhë-Shkodër, qytet Lezhë-qytet Laç, u kapën nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetet e tyre, të papajisur me leje drejtimi?.

Janë tërhequr 40 leje drejtimi, janë vendosur 418 masa administrative, 183 për tejkalim shpejtësie dhe 235 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, si dhe janë kontrolluar 187 automjete.

Po gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar për verifikim në Komisariatet e Policisë Kurbin dhe Lezhë, 18 shtetas.

Gjithashtu janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për shkak të moshës, 8 drejtues mjetesh.

Materialet procedurale do t?i referohen Prokurorisë, për veprat penale ?Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt? dhe ?Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor?.

Kontrolle të tilla do të vijojnë në të gjitha akset rrugore, me qëllimin e vetëm, atë të rritjes së parametrave të sigurisë në rrugë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/pa-leje-drejtimi-14-drejtues-mjetesh-u-arrestuan-gjate-fundjaves-ne-lezhe/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Free Traffic Exchange