Berisha akuza te ashpra Metes nga Vlora, PD miting ne Berat - (27 Shtator 2000)

2020-12-05 0

Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Berisha iu ka bërë sot thirrje djemve të Vlorës, nga sheshi i Flamurit, se kush iu prek votën t?i shtypin kokën. Kështu kryetari i PD Sali Berisha, ka zhvilluar sot vizitën e tretë në Vlorë brenda një kohe të shkurtër pas trazirave të ?97. Unë durova zemërimin tuaj, dorëzova pushtetin duke pranuar gabimin, që lejova skemat piramidale, tha Berisha, por vijoi ai, unë dhe qeveria ime nuk prekëm asnjë qindarkë, pasuritë e piramidave i vodhën kusarët.

Sali Berisha, Kryetar i PD:- ?Të dalin si burrat dhe të pranojnë se këta morën paratë. Vëllezër ata premtuan kthimin e parave, unë nuk premtova kthimin e parave. Unë durova zemërimin tuaj, unë dorëzova pushtetin, por nuk premtova kthimin e parave, sepse janë para që nuk i kam marrë?.

Berisha ka kërkuar që Nano të vijë në sheshin e Flamurit dhe të bëjë transparencën përballë tij. Por kreu demokrat nuk ka harruar të lërë jashtë vëmendjes kryeministrin Meta.

Sali Berisha, Kryetar i PD:- ?Ti Ilir Meta, do të më falni për shprehjen, që të kapin banditët në mal të Dajtit pa pantallona, ti Ilir Meta, që më 14 Shtator mbushe poturet, ti Ilir Meta, që herë flet si pulë, kurse gjetiu tund vithet si gjel mbi pe. Ti je ai që do të thuash më 2 Tetor, ?mbathja Fatos se prapa të vjen Meta?.

Mitingu i Vlorës është zhvilluar tepër i qetë dhe pa incidente. Kryetari i PD së Vlorës në përfundim, duke falënderuar pjesëmarrësit, ka falënderuar edhe forcat e rendit.

Pas Vlorës, kryetari i PD Berisha, ka shkuar në qytetin e Beratit, ku ka zhvilluar një miting në sheshin kryesor të këtij qyteti. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë për të ardhmen e fëmijëve, të cilën ua siguron vetëm PD. Edhe në Berat Berisha ka vazhduar akuzat ndaj qeveritarëve. Më tej Berisha ka vazhduar me akuzat ndaj kryeministrit Meta. Me votën e 1 Tetorit u shpreh Berisha, unë u bëjë thirrje edhe forcave të rendit të votojnë për ligjin dhe rendin në Shqipëri./tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange