"Bashkohem më atë që shprehu kreu i kuvendit lidhur me marrëveshjen e bërë në Washington mes Serbisë dhe Kosovës, një moment i rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy shteteve, tejet e rëndësishme, përtej faktit që Izraeli njohu Kosovën, nuk ka asgjë të re. Po e them për të kuptuar që sa kohë kemi humbur ne si shqiptarë. Marrëveshja sjell thjesht një konfirmim, është një humbje kohe që ka dëme të pallogaritshme, humbja e kohës nga patriotizmi fars dhe nga një luftë imagjinare. Ndoshta kanë llogari të hapura për të adresuar por nuk mund t'i adresosh në kushtet e paqes. Të mos pranosh sofistikimin që sjell paqja do të thotë të jesh ose i paaftë për të drejtuar ose cinik në raport me vendin tënd. Ajo që mbetet mbresëlënëse është se ata nuk duan të dëgjojnë, shohin, hapen ndaj fakteve, çka ka dëmtuar e vazhdon të dëmtojë Kosovën e Shqipërinë", tha Rama.