Tre të moshuar vdesin nga koronavirusi/ Gati 200 të shtruar në spitale - News, Lajme - Vizion Plus

2020-12-05 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë humbur jetën edhe tre pacientë të tjerë. Eugena Tomini nga Ministria e Shëndetësisë tha se bëhet fjalë për dy të moshuar nga Durrësi dhe një nga Tirana. Me vdekjen e tyre, numri total i viktimave që nga marsi shkon në 319.?Me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve në dy spitalet Covid, betejën me këtë virus të rrezikshëm nuk e kanë fituar një 75 vjeçar dhe një 76 vjeçare nga Durrësi, dhe një 91 vjeçar nga Tirana. I shprehim ngushëllimet familjarëve.?Mes 824 personave të testuar si të dyshuar për infeksion, u 151 prej tyre u konfirmuan pozitivë. Gjithsej, vendi ynë numëron 10.406 të infektuar me COVID-19.?Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 71 raste në Tiranë, 12 raste në Kavajë, 10 raste në Fier, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Shkodër, 5 raste në Durrës, Lushnje, nga 4 raste në Divjakë, Fushë-Arrëz, Gramsh, nga 3 raste në Berat, Librazhd, Sarandë, 2 raste në Kukës, Gjirokastër, 1 rast në Krujë, Korçë, Has, Mallakastër, Kamëz, Pogradec.?Por teksa 80 persona të tjerë janë shëruar, duke e çuar totalin në 6.186, situata në spitalet COVID po përkeqësohet. Këtë të hënë u raportua për 198 pacientë të shtruar, numri më i lartë deri më sot në vendin tonë. 21 prej të shtruarve marrin trajtim intensive, kurse katër prej tyre janë në intubim.