#tvora #rtvoranews
Me nisjen e sesionit të ri parlamentar, kryeministri Rama ka shprehur dhe njëherë ambicien për miratimin e ligjit ?antishpifje?.
Duke iu referuar raporteve të Komisionit të Venecias, ai thotë nga foltorja e Parlamentit se kjo është e domosdoshme sidomos për mediat online aty ku ?shpifja? bën kërdinë.
Rama: Janë rekomandimet e Komisionit të Venecias në lidhje me ligjin për mediat, antishpifja. Nuk ndryshoj opinion që këtu shpifja duhet adresuar ligjërisht në lidhje me mediat online. Fatmirësisht kemi një raport mjaft ndihmues të Komisionit të Venecias dhe mbi atë raport duhet të punojmë bashkarisht që të dalim në konkluzionin e duhur dhe ta kalojmë atë ligj këtu në Parlament një orë e më parë pasi shpifja po bën kërdinë çdo ditë. Nga ana tjetër në atë opinion ka sygjerime të vlefshme përsa i përket medias publike, RTSh-së dhe bordit të saj. Është koha për të bërë një revolucion radikal në mënyrën se si konceptohet bordi drejtues i RTSh-së dhe për të hapur rrugën për të gjithë ata prfile që sygjerohen nga Komisioni i Venecias.
Gjithashtu kryeministri Rama nuk la pa përmendur dhe kalimin e një ligji për Presidentin e Republikës që do të vendosë qartësisht kompetencat në parlament.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/rama-shpifja-po-ben-kerdine-te-kalohet-ligji-sa-me-pare-ne-parlament/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv