Top News - Lideri i opozitës Ruse/ Navalny del nga koma

2020-12-05 2

Lideri opozitar rus, Alexei Navalny ka dalë nga gjendja e komës së induktuar dhe po I përgjigjet ?stimujve verbal?. Spitali gjerman që po trajton kritikun e ashpër të Kremlinit thorë se gjendja e tij është përmirësuar dhe se po e heqin dhe nga ? ventilimi mekanik?. Megjithatë, mjeket gjermanë thonë se është ende shumë herët ?për të vlerësuar efektet e mundshme afatgjata të helimit të rëndë që ka pësuar 44 vjecari?. Gjermania e konfirmoi se Navalny u helmua në Siberi me agjentin nervor të kategorisë ushtarake të periudhës sovjetike, Noviçok. Politikani i njohur rus, njëkohësisht nje prej zërave më të fortë kundër korrupsionit në vend, u ndje keq në 20 gusht në avionin me të cilin po udhëtonte drejt Moskës. Përpara se të ngjitej në bordin e tij, Navalny kishte pirë një filxhan caj në aeroport dhe asgjë tjetër, ndaj janë të forta dyshimet se substance toksike i është hedhur pikërisht aty. Pas spitalit në Omsk, ai më vonë u transferua në një spital në Berlin, ku mjekët javën e kaluar pohuam mundësinë e helmimit. Ivan Zhdanov, përkrahës i Navalnyt, u shpreh në një postim në Tëitter se agjenti nervor Noviçok mund të kontrollohet vetëm nga agjencitë ruse te inteligjencës.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Navalny#Koma#TopChannel

Free Traffic Exchange