Musai: Marrëveshja Kosovë-Serbi goditi skeptikët e Mini-shengenit! Trump e bekoi dhe legjitimoi

2020-12-04 0

"Një marrëveshje ekonomike me impakt rajonal u bë lokomotivë i politikave të reja në Kosovë. Kosova nuk duhet të jetë më fuçia e barutit, por paqja mbi tokë, zhvillimit, bashkëpunimi dhe fqinjësia e mirë. Dje mori përgjigje edhe skepticizma e shumë aktorëve për minishengenin Ballkanik, projekt që presupozohej se Shqipëria luante dore të parë që Kosova ka pozita kyçe të patjetërsueshme. Trump jo vetëm e legjetimoi, por e bekoi këtë projekt. kushdo që e quajti format lindor, nga nesër duhet të vënë dorën e tyre për ta shtyrë përpara. Integrimi është edhe një hapa para tyre. Mbetet që shqiptarët e këtushëm të rreshtuar me disa parti politike , të luajnë pjesën e tyre. Momenti i tanishëm është më i madh së vetë ne. Një klasë politike e dyzuar meriton të fshihet nga timoni i punëve të vendit qoftë nën drejtim të qeverisjes qoftë në opozitë. Momenti i tanishëm është diell i mbarë dhe ky moment duhet kapur brenda dhe jashtë këtij parlamenti. Për pak muaj ata që janë jashtë me siguri do të rikthen sërish. Lartësisë së këtij momenti i duhet një proces zgjedhor model, ky na kërkohet si hap i parë. Kjo fazë e re pjekurie duhet të faktojnë se kjo fazë nuk është rastësisht dhe as e pamerituar. ne me vendi më pro amerikane dhe europian, e gjitha ka qenë e merituar. Grupi parlamentar i pavarur votojmë marrëveshje të dakordësuar më pëlqimin e miqve amerikane dhe çdo kartë që çon para me integrimin", tha Musai