Alimehmeti në Report Tv: COVID-19 do të jetë gjithmonë me ne! Gushti muaji më i keq i pandemisë

2020-12-04 0

Epidemiologu Ilir Alimehmeti në një intervistë për Report Tv ka bërë të ditur se njerëzit duhet të përshtaten me idenë se COVID-19 do të jetë gjithmonë prezent mes nesh dhe nuk do të zhduket. Alimehmeti u shpreh se virusi është zbutur dhe ka pësuar mutacione duke shkuar drejt një zbutje klinike të efekteve që jep tek njeri, por mbetet për t'u parë nëse në të ardhmen do të shfaqet si një grip i thjeshtë dhe do të marrë trajtimin e duhur apo do të shfaqet si diçka më e rëndë. Ndërsa nga fillimi i pandemisë e deri më sot, gushti ishte muaji më i keq për numrin e të infektuarve, viktimave dhe shtrimeve në spital.