Report TV -Vjeshta e favorshme për plazh/ Meteorologia: Temperaturat deri në 39 gradë celsius

2020-12-04 0

?Kjo javë që ka nisur do të jetë me kthjellime dhe jo vetëm, pasi do të kemi dhe temperatura të larta duke bërë që maksimumi gjatë mesjavës të ngjiten edhe në 38 apo në ndonjë zonë të veçantë edhe në 39 grade celsius. Në fakt janë temperatura tipike të verës, por në fakt po i përjetojmë edhe në fillim të kësaj vjeshte, gjë e cila është e mirë për operatorët turistik dhe për turizmin sepse favorizon dhe zgjatjen e sezonit turistik. Kështu që do të jetë një javë me diell, me temperatura të larta, përjashtuar orët e mesditës. Në zonat malore do të kemi vranësira të pakta lokale ku pritet dhe ndonjë rrebesh izoluar shiu. Fundjava do të na sjelli freskim të lehtë të motit por sigurisht do të mbetet me mot të kthjellet. Pavarësisht me rënien e temperaturave me 3-4 gradë sërish moti do të mbetet i kthjellët edhe gjatë fundjavës dhe me vranësira të paketa.