Prokuroria do të apelojë në Gjykatën e Apelit dënimin me kusht për aksidentin te Restoranti ?Mleçen?, në Shkup. Aksidenti që ndodhi dy vjet më parë ishte fatal për një motoçiklist 32-vjeçar nga Tetova, ndërsa gruaja e tij shtatzënë - u lëndua rëndë dhe e humbi foshnjën e palindur nga goditja. Sot, Natasha Dimitrievska paraqiti një parashtresë në Këshillin Gjyqësor në lidhje me gjykatësin që dha vendimin.
"Shpresoj që Këshilli Gjyqësor ta shqyrtojë këtë parashtresë, se do të veprojë sipas saj, duke kërkuar që të jem e pranishme në seancën dëgjimore publike, nëse ata e konsiderojnë të nevojshme dhe ne do të kemi sukses në këtë drejtësi për Gocen, për mua dhe për ne- deklaroi Natasha Dimitrovska.
Gjykata penale vendosi të mos e komentojë vendimin në mënyrë që të mos dëmtojë procedurën e apelimit. Ata shpjegojnë se gjykata vepron për akuzat e shkruara nga prokurorët.
Gjykata Penale
"Gjykata në një rast të tillë nuk mund të ndryshojë ose rikualifikojë një vepër penale dhe as nuk mund të dalë përtej dënimit të paraparë"
Natali Petrovska nga OJQ "Të gjithë për një gjykim të drejtë" tregon se aksidenti në "Restorantin Mleçen" është tregues se është i nevojshëm një veting në gjyqësor.
"Politika penale në vend vazhdon me tendencën e saj të keqe, pra me një politikë të butë penale për kryerësit e veprave penale aq të shpeshta, dmth rrezikimin e sigurisë në trafik, me pasoja vdekjeprurëse siç është ky rast në veçanti- deklaroi Natali Petrovska - Koalicioni të gjithë për Gjykim të Drejtë.
Dënimin me kusht me burg për dy vjet për shoferin 63-vjeçar, e mori gjykatësja Elena Ilievska-Josifoviq, e cila tre vjet më parë u përmend në raportin e Departamentit të Shtetit si gjykatëse përmes së cilës bëhen manipulime politike.
Bojan Stojanovski