Shqipëria humb 44 mln € në Arbitrazh, Ministria e Infrastrukturës: Balta hidhet nga ata që e gatuan

2020-12-04 0

TIRANË- Pas akuzave të PD për humbjen e 44 milionë euro me vendimin e Arbitrazhit për kontratën e ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan reagon ministria e Infrastrukturës e cila thotë se kontratat për këtë rrugë u lidhën nga PD dhe u ndryshuan disa herë nga drejtorë të LSI.

Ky reagim vjen si një përgjigje për ish- deputetin demokrat, Gent Strazimiri, i cili tha kryeministri Edi Rama largoi kompaninë greke "Aktor" që të favorizonte kompaninë e mikut të tij dhe të Taulant Ballës "Inerte Ekspress? te Edmond Begos.

Për MIE, çështja në Arbitrazh i referohet dy kontratave të nënshkruara në vitin 2012, kur PD ishte në pushtet, teksa theksojnë se qeveria Rama e ka menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Për Ministrinë, ajo kontratë duhet të futet në histori se si një rast për studim, se si nuk duhen bërë kontratat.