Lajme Arkiva 2000
Premtimi i Berishës për 50 dollarë pension dhe 150 dollarë paga minimale është fals sepse këtë niveël pagese qeveria Meta është duke e arritur sot. Kështu është shprehur zëvendëskryeministrja Makbule Çeço, shifrave që kryetari i Partisë Demokratike iu ka premtuar kësaj shtrese. Pensionet janë dyfishuar. Qeveria për herë të parë ka vendosur që çdo vit të indeksojë pagesat dhe pensionet.
Më pas zëvendëskryeministrja Makbule Çeço njëkohësisht dhe ministre e Punës dhe Çeshtjeve Sociale ka bërë një përmbledhje të shpenzimeve të qeverisë dhe ndarjes në kategori të ndryshme. 530 mijë pensionistë dhe 150 mijë familje marrin ndihmë ekonomike që duke e krahasuar me vitin 1996 kanë qenë 117.
Krahasimin me vitin 1996 bëhet dhe tek personat e paaftë të cilët sipas Çeços kanë qenë 21 mijë vetë të cilët tashmë paguajnë 41 mijë të tillë. Kjo ministri dhe shteti kanë hartuar projekte për nxitje punësimi tek të rinjtë. Sektori privat tashmë numëron 12 mijë të rinj të punësuar. Zëvendëskryministrja Çeço ka analizuar me shifra dhe ka përmendur kthesa të papërfillura të qeverisjes së Partisë Demokratike.
Së fundmi qeveria miratoi projektligjin për pensione të parakohëshme ku rritjes së pensioneve të këtij viti, do t'i shtohen dhe rritje të tjera theksoi Çeço./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/