Shfryhet Dosja 339, ku 19 persona u arrestuan se kishin manipuluar rezultatin e zgjedhjeve në vitin 2017.
Apeli i Gjykatës Durrës ka vendosur të lirojë 5 nga 9 komisionerët që ndodheshin ende në burg. Ndërkohë 4 të tjerë do të qëndrojnë në qeli, vetëm se nuk ankimuan dot në kohë vendimin e Shkallës së Parë, që i kishte lënë ata në masën ?arrest me burg?.
Gjykata ka liruar Shpëtim Stafën, Alfred Markun, Emiljan Tuda, Ervis Biba dhe Indrit Bici që do të lënë qelitë e burgut duke qëndruar në banesat e tyre. Nga ata që kanë lënë qelitë, 2 komisionerë i përkasin Partisë Demokratike, 2 Partisë Socialiste dhe 1 LSI-së.
Ndërkohë Elidon Stafa, Mehdi Lala, Altin Lala dhe Redi Hysa do të vazhdojnë me masë sigurimi arrest me burg.
Janë 21 persona që janë akuzuar fillimisht nga SPAK dhe më pas nga Prokuroria e Durrësit në kuadër të dosjes së famshme 339, për të cilët Gjykata e Shkallës së Parë vendosi 9 persona në arrest me burg, 7 në arrest shtëpie, 3 detyrim paraqitje dhe 2 pushim të hetimeve.
Nga përgjimet për Dosjen 339 që prokuroria po zhvillonte u zbuluan edhe komisionerët që hodhën vota tepër në kuti, duke votuar edhe për emigrantët që nuk ndodheshin në Shqipëri.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/