“Pas vdekjes”/ Komedia e Çajupit hap festivalin “KoKo Fest” - News, Lajme - Vizion Plus

2020-12-04 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komedia ?Pas vdekjes? e Çajupit, ishte shfaqja e parë që çeli festivalin mbarëkombëtarë të KoKo Fest.Me regji të Hervin Çulit, dhe nën interpretimin e Albano Prodanit, Mateus Frrokut, Paola Kodrës, Kristian Koroveshit dhe Ergys Goskovës, trupa e teatrit të Korçës, përcolli të qeshura të shumta për spektatorët, ndonëse këta të fundit ishin të pakët në numër.Shfaqja u mbajt në ambientet e Mësonjëtores së Parë Shqipe, me qëllim zbatimin e masave anti-covid.HERVIN ÇULI - REGJISORTeatri nuk bëhet dot online, dhe them se spektatori ka nevojë për teatrin në eksterier qoftë ose në interier. Pastaj teatri ka lindur në eksterier. Tragjeditë greke janë luajtur në amfiteatro, në eksterier. Kështu që deri në pritjen e sallave në këto iniciativa të këndshme me gjithë Korçën e bukur me këto monumente kulture që ka, besoj që publiku e aktorët kishin nevojë për këtë festival.Në natën e parë të festivalit, ishin të pranishëm dhe shumë aktorë të njohur të skenës.TIMO FLLOKO - AKTORNuk ka rregulla fikse. Në qoftë se rrethanat të detyrojnë që të ndalosh një aktivitet, sigurisht që duhet ndaluar, këtë e thonë më mirë specialistët. Dhe unë mendoj që kur nuk ka rrezik pse të ndalohet.NDRIÇIM XHEPA - AKTORMe ç?shoh frekuentimin dhe dëshirën besoj se nuk qe keq. Kjo dhe si dëshirë e mirë e aktivizueses kryesore Zamira Kitës dhe bizneseve apo Bashkisë si dhe qytetarëve të Korçës që besoj se e duan këtë festival se u bë edicioni i tetë, dhe besoj se do ketë vazhdimësi.YLLKA MUJO - AKTOREPër teatrin do të ketë nevojë gjithmonë, në të gjitha kohërat, në të gjitha situatat, çfarëdo që të ndodhi. Dhe në kohë lufte teatri është i domosdoshëm. Se në fund të fundit, teatri është një arsye e rëndësishme e mendimit, etikës e shumë gjërave.Në edicionin e këtij viti konkurrojnë 6 trupa , nga Korça, Shkodra, Tirana, Durrësi,si dhe një nga Tetova. Ndërkohë mbrëmjen e kësaj të hëne do të ngjitet në skenë trupa e Tiranës me shfaqen ?Nuk dëgjoj,nuk shikoj, nuk flas?, e cila do të vihet në skenë tek Hani i Pazarit.