Vrasja e Elgantina Bucit/ E motra për Report Tv bën fajtor babanë: Ai kishte shumë ndikim te vëllai

2020-12-04 5

TIRANË- Elona Buci bën fajtor kryesor babanë e saj, Faikun, për vrasjen makabre të së motrës, Eglantina Bucit në 2012, me ekzekutor vëllanë, Shkëlzenin. Kjo sepse, sipas një prononcimi të shkurtër që ajo ka dhënë për gazetarin e Report Tv, Merin Maçi jashtë kamerave, Elona thotë se Faiku ka shumë ndikim të Shkëlzeni, vëllai, madje ka rrëfyer se ai nuk ka qenë dakord as për lidhjen e saj me bashkëshortin me të cilin sot ka 2 fëmijë.

Report Tv u zhvendos sot në shtëpinë e Elonës në Babrru, ku nga kontaktet me fqinjët, ato e përshkruajnë Elonën, por edhe motrën e saj si dy vajza shumë të mirë dhe aspak problematike

Ndër kontaktet e fundit me të cilin ka pasur Eglantina ka qenë pikërisht Elona, por pa shumë detaje se çfarë kanë biseduar dy motrat me njëra-tjerën, nëse Eglantina ia kishte shprehur shqetësimin ose jo që kishte lidhur mes situatën e krijuar në familje, pas largimit të saj nga shtëpia dhe bashkëjetesës që nisi me të riu, që u bë shkak për ekzekutimin e saj me një plumb në nofull. 

Faik dhe Shkëlzen Bushi u lanë ditën e djeshme në burg nga gjyqtari Lazer Sallaku. Shkëlzen Buci u soll forcërisht në gjykatë pasi ai  ka refuzuar të marre pjesë duke qenë se nuk ka pranua ngjarjen dhe është shprehur se nuk ka dijeni për fatin e të motrës, teksa babai u shfaq i qeshur në disa momente. Të dy e kanë mohuar të jenë të përfshirë në krim, madje babai dha para policisë versionin se vajza e tij ishte punonjëse seksi në Turqi dhe ishte rrëmbyer nga një grup i rrezikshëm

Free Traffic Exchange