Lezhë, PD sjell denoncimet e qytetarëve të prekur nga tërmeti: Dhe hasëm ta kesh duhet ta ndihmosh

2020-12-04 0

LEZHË- Qyteti i Lezhës është ndalesa e radhës së Partisë Demokratike, në familjet të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Në kryetarja e Bashkisë, Alfrida Marku ka vizituar dy familje të cilat kanë mbetur në qiell të hapur nga ajo tragjedi. Ata i thanë Markut se nuk kanë marrë asnjë zgjidhje për shtëpinë.

Angjelina Bregaj: Unë jam Angjelina Bregaj. Shtëpinë, ma ka rrëzuar tërmeti. Jemi 3 familje në një rreth shtëpie. Shtëpinë e kanë vlersuar të pabanueshme dhe e kanë vlerësuar për rindërtim. Më kanë ardhur nja 5-6 komisione këtu dhe as edhe një përgjigje nuk më kanë dhënë veç do vijmë sot, do vijmë nesër edhe asnjë ardh këtu nuk më ka. Unë jam vetë i katërti. Kam burrin me sëmundjen e epilepsisë, kam vajzën me sindromën Doën, jam vetë me migrenë e me spontiatrozë, një djalë kam shëndoshë prej të madhit Zot se ne të tërë jemi të sëmurë. Kam një plak 73 vjeç, ka jetuar tërë dimrin vetëm në gërmadhat. Unë sot jetoj në garsoniere (kontejner) . Ha, pi, rri se unë aty nuk mund të hyj. çfarë bie shi jashtë më bie në garsoniere brenda. Ma kanë pru demek për të fortë. Garsonieren (kontenjerin) e kam veç me fjet për verë brenda se për dimër nuk bën.

Në të njëjtën ndërtesë ka jetuar edhe familja e Vatë Bregut i cili thotë se në çadër kushtet janë të vështira, ndërsa në shtëpinë e rrënuar ka rrezik.

Vatë Bregaj: Jam kryefamiljari këtu. Shiheni vetë shtëpinë se si është. Kanë ardh e kanë parë, s?ka ardh kush as do me dit gjë kush, pasha hajrin se tashi ne jena familjarë. I kanë pru këto dy çadra këtu po këto rrjedh sa rrjedh s?ësht me nejt gjithmonë në çadër as në atë hekurishten atje, atë llamarinën atje. Shtëpinë ma kanë nxjerr DS4, me e bë që nga themeli edhe hala tash sa muaj nuk ka ardh kush me pyet se ku rrin edhe ku jeton, pasha hajrin. Pra unë dua, vetë si plak unë e kam hangër kashtën e samarit, unë rri edhe atje në mal një plastmas, po kam hallin e kësaj vajzës së vogël edhe djalit me epilepsi, edhe them me vete edhe me e pas hasëm duhet me ndihmue.?