#tvora #rtvoranews
Pas fitores ndaj Bjellorusisë në transfertë, Shqipëria do të luajë si vendase ndaj Lituanisë ditën e nesërme, në ndeshjen e dytë për Ligën e Kombeve.
Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, duke folur para kësaj sfide tha se ndeshja do të jetë e vështirë, pasi Lituania luan mirë me topin.
Nga ana tjetër trajneri italian i Kombëtarës kuqezi paralajmëroi ndryshime në formacion, teksa tregoi edhe pse Odise Roshi nuk aktivizohet nga fillimi.
?Do jetë një ndeshje e vështirë, Lituania ka një skuadër që luan mirë me topin dhe janë shumë të shpejtë. Kam besim te ekipi im. Nuk e di si do jetë gjendja e lojtarëve. Mund të bëjmë 3-4 ndryshime. Më duhet të jem i kujdesshëm në zgjedhjet e mia. Lituania humbi ndeshjen e parë, por pas humbjes do kërkohet një rezultat pozitiv.
Përsa i përket sulmit. Kam rastin e Cikalleshit i cili është i lodhur dhe ka probleme fizike. Për mbrojtjen nuk kam shqetësim, pasi mbrojtësin nuk janë lidhur shumë. Kam edhe Mihajn, i cili është kandidat për të luajtur.
Për mesfushën, Bare dhe Abrashi janë lodhur shumë dhe po shikoj për të bërë ndonjë ndryshim. Nuk e di nëse Hysaj do të jetë në formë të mirë siç ishte ndaj Bjellorusisë. Duhet të jem i kujdesshëm për të mos i rrezikuar.
Roshi është nga ata lojtarë që futet në lojë dhe zgjidh ndeshjen. I kam thënë futbollistëve që duhet të jenë të kënaqur edhe me 5 minuta në fushë. Unë do doja që të luajë më shumë ai, por është problem i modulit. Unë nuk mund të ndryshoj dot modulin në këtë kohë. Kam kohë që luaj me këtë modul dhe ekipi është përshtatur me këtë modul. E kam provuar me Roshin, por me të thënë të drejtën kam frikë se humbim ekuilibrat. Nuk është momenti për eksperimente.
Sigurisht që mund të kemi debutime nesërm. Disa lojtarë mund të luajnë nga fillimi, por edhe nga stoli. Në sulm mund të bëj ndonjë ndryshim, kam 24 orë kohë dhe mund të vendos më pas për gjithçka?.
Reja tha gjithashtu se Ramadani dhe Ismajli kanë disa probleme fizike dhe nuk do të mund të jenë gati për ndeshjen.
?Mua më duhen 22 lojtarë për 2 ndeshje, për fat të mirë kemi lojtarë shumë të mirë, Kam parë Çekiçin, Laçin, të cilët janë në një formë shumë të mirë. Çepele dhe Broja gjithashtu kanë treguar formë të mirë. Broja më ka pëlqyer shumë, pasi ishte shumë mirë në anën fizike. Çepele është shumë i ri, por duket si një lojtar me eksperiencë?.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/sfida-me-lituanine-reja-nuk-rrezikoj-kombetaren-per-roshin-ja-pse-nuk-luan-nga-fillimi/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv