Nano dhe Meta miting madheshtor ne Elbasan - (26 Shtator 2000)

2020-12-04 2

Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Pas Tropojës dhe Shkodrës, kryeministri Ilir Meta është bashkuar me kryetarin Fatos Nano në një miting të madh në sheshin qendror të qytetit të Elbasanit. Fatos Nano tha, se fundi i Millosheviçit në Serbi dhe i Berishës në Shqipëri shënon fundin e nacionalizmit në Ballkan.

Fatos Nano, Kryetari i PS:- ?Se më 1 Tetor do të marrë fund epoka e mashtrimit, e intrigave, e krimit, e kontrabandës, e vjedhjes, e izolimit të nxitura të gjitha këto nga njerëz si Sali Berisha dhe Sllobodan Millosheviç?.

Ndërsa kryeministri Ilir Meta tha, se kthehej nga Tropoja, të cilën Berisha, e futi në hasmëri e ku ai nuk guxon të shkojë.

Kryeministri Ilir Meta:- ?Alternativa e Sali Berishës është alternativa e tritolit dhe e dinamitit, është alternativa e mos nxjerrjes së fëmijëve nëpër rrugë e të vajtjes nëpër shkolla, është alternativa e frikës, alternativa e ankthit është alternativa e shantazhit. Unë dua t?i them Sali Berishës, se ai nuk i tremb dot më shqiptarët, se ai nuk i tremb dot socialistët, se ai është shndërruar në një karikaturë politike që mund të tremb vetëm sorrat?.

1 Tetori sipas tij do të largojë nga pushteti Berishën, i cili është burimi i tensioneve dhe i piramidave./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/