Dy ditë pasi e quajtën historike Ish deputeti i PD-së, Genc Pollo ka bërë një shkrim të gjatë ku i qëndron akuzave ndaj kryeministrit Rama, i cili sipas tij ai nuk është patriot.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pollo shkruan se insistimi i Ramës për të përdorur Marrëveshjen e Shtëpisë së Bardhë Kosovë-Serbi për t'u vetëshpallur sërish edhe patriot edhe vizionar, sipas tij të kujton hilera e marifete që bëjnë njerëzit për të hequr sikletin.
"Mini Shengeni është një nismë e cila sot e kësaj dite nuk ka një dokument themelues apo program të shkruar; është iniciuar nga shteti i vetëm në Ballkan që ka marrëveshje me bllokun tregtar e organizatën e sigurisë të udhehequr nga Rusia dhe në rastin më pozitiv i shërben vetëm egomanisë së udheheqësit të ditës e partnerëve të tij rreth e rrotull", shkruan Pollo.
Postimi i plotë:
Mini Shengeni si rrota e Minush Jeros
Dikur nga vitet shtatëdhjetë thuhet se regjizori Minush Jero përdori një rrotë stërmadhe traktori si truk për të gozhduar aty vëmendjen e censorëve të realizmit socialist në mënyrë që ata të mos vërenin devijimiet e pjesës teatrale nga dogma artistike e kohës. Në fund të ditës Jero pranoi të hiqte rrotën nga skena, pjesa teatrale nuk pësoi tjetër gëshërë dhe Jero, censorët e publiku i teatrit mbetën të kënaqur.
Varrosja e coptimit të Kosovës si fitore e madhe por e heshtur
Nuk jam krejt i sigurt se krahasimi i rrotës së traktorit me Mini-Shengenin Ballkanik është i duhur e i përshtatshëm por insistimi i z Rama për të përdorur Marrëveshjen e Shtëpisë së Bardhë Kosovë-Serbi për t'u vetëshpallur sërish edhe patriot edhe vizionar të kujton hilera e marifete që bëjnë njerëzit për të hequr sikletin.
Përsa i përket rolit të z. Rama në këto çështje do të thoja se Marrëveshja spikat me "elefantin që mungon" ose me copëtimin territorial të Kosovës i cili vite më parë fatkeqësisht u mbështet nga aventurizmi i zonjës Federica Mogherini, asokohe Përfaqsuese e Lartë për Politikën e Jashtëme dhe zv Presidente e Komisionit Europian si dhe nga ideologjizmi i ambasadorit John Bolton, asokohe Këshilltar për Sigurinë Kombëtare të Presidentit të ShBA. E për të mos ja lënë gjithmonë fajin në derë tjetrit apo të huajit, siç bëhet shpesh në viset tona, duhet të rithemi se ata nuk e shpikën vetë këtë propozim. Propozuesit ishin presidenti i Serbisë, homologu i tij në Prishtinë me mbështetijen e angazhimin superaktiv të kryeministrit të Tiranës.
Kjo ide e cila do të gjymtonte funksionimin e Kosovës si shtet e si ekonomi si dhe do të destabilizonte Ballkanin e më gjerë fillimisht u bllokua në Europë nga liderë seriozë e të përgjegjshëm dhe me marrëveshjen e javës së shkuar mund të quhet e varrosur nga administrata Trump.
Përmendja pa vend e Mini Shengenit nga Rama e të ngjashëm për të spostuar vëmendjen, por edhe debati legjitim për atë që u arrit, apo edhe nuk u arrit në Ëashington nuk lipset të na fshijë nga kujtesa që një fatkeqësi nga dora e njeriut në postin e gabuar evitua; përkundrazi duhet të gje...