#tvora #rtvoranews
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Faik dhe Shkelzen Bucin, babë e bir, të cilët akuzohen se vranë dhe groposën 8 vite me parë 23- vjeçaren Eglantina Buci. Ngjarja është mbajtur e fshehur deri në dëshminë e një të penduari i afërt i familjes, i cili ka treguar krimin e rëndë.
Këta janë Faik dhe Shkelzen Buci, babë e bir, (në foto) të akuzuar nga prokuroria për vrasjen e 23-vjeçares Eglantina Buci, ngjarje e ndodhur në vitin 2012.
Të qetë në dukje para trupit gjykues, ata e kanë mohuar vrasjen e 23- vjeçares, duke pohuar se nuk kanë lidhje me ngjarjen.
Faik Buci, i cili është i ati i viktimës ka deklaruar se me vajzën nuk kishte kontakte që prej vitit 2010, ndërsa nuk ishte interesuar më për vendodhjen e saj pasi e dinte se ajo ushtronte prostitucion ne Turqi dhe Itali.
Ai ka thënë gjithashtu se vajza ka qenë e fejuar me një djalë nga Fushë Kruja.
Avokati që mbronte dy te pandehurit tha pas daljes nga gjykata se provat e prokurorisë janë të errëta, ndërsa e vetmja gjë që i implikonte të pandehurit ishte një dëshmi e bërë në një tjetër proces nga një i penduar, i afërm i familjes.
?Personat vetë nuk e pranojnë që është kryer krimi prej tyre. Hetimi në vazhdimësi do të zbardhë të vërtetën nëse këta persona janë fajtorë apo jo. Provat janë të errëta, dyshime të bazuar mbi një dëshmi që është dhënë në një gjykim tjetër.?
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/njihuni-me-babe-e-bir-qe-vrane-dhe-groposen-23-vjecaren-mohojne-akuzen-por-gjykata-i-le-ne-burg/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv