http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deklaron se është kërcënuar por kjo nuk do ta pengojë që t?i ikë përgjegjësive politike. Ky është qëndrimi i Dritan Abazoviç, kryetarit të ?E zeza mbi të bardhë?, koalicionit që do të përcaktojë krijimin e qeverisë së re në Malin e Zi. Duke iu referuar akuzave për krim dhe korrupsion ndaj qeverisë në ikje të partisë së drejtuar nga Milo Gjukanoviç, shqiptari, koalicioni të cilin ai drejton fitoi katër mandate thotë se kryeministri i ri malazez duhet të punojë për të ardhmen evropiane të vendit. DRITAN ABAZOVIÇDREJTUES I KOALICIONIT ?E ZEZA MBI TE BARDHE?Me angazhimin se do të punojë për përmirësimin e gjendjes se shqiptarëve të Malit të Zi dhe se zëri i tyre do të dëgjohet, Dritan Abazoviç thotë se do të çoj edhe më tej marrëdhëniet me Tiranën zyrtare, nga e cila mori mesazhe urimi për fitoren. DRITAN ABAZOVIÇDREJTUES I KOALICIONIT ?E ZEZA MBI TE BARDHE?Duke nënvizuar disa herë se është koha per tu larguar nga paligjshmëria, me të cilën sipas tij ka funksionuar deri me tani vendi i udhëhequr nga Milo Gjukanoviç, Abazoviç vazhdon të jetë i mendimit se ai do të mbështes krijimin e një qeverie kundër destabilizimit të vendit dhe me sytë nga Bashkimi Europian.