Babë e bir mohojnë ngjarjen: Eglantina është gjallë, është prostitutë - Vizion Plus

2020-12-04 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata ka vendosur masën ?arrest me burg? për Faik dhe Shkëlzen Bucin, babë e bir, që vranë gjakftohtësisht vajzën e shtëpisë Eglantina Bucin 8 vjet më parë.Dy autorët e dyshuar janë shfaqur të qetë në seancën e kësaj të diel, ku gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë. Nga hetimet ka rezultuar se dy autorët kanë vrarë me armë zjarri Eglantina Bucin, asokohe 23-vjeçe dhe e kanë varrosur në Malin me Gropa.Gjatë seancës, babë e bir kanë mohuar akuzat. Madje sipas tyre vajza është gjallë dhe është trafikuar për qëllime prostitucioni. Edhe avokati i tyre, Arben Gramo tha se kontakti i fundit, që Faik dhe Shkëlzen Buci kanë pasur me 23-vjeçaren ka qenë në vitin 2009. ?Gjykata penale la në fuqi atë që tha në datën 4, masën e sigurimit ?Arrest me burg?, personat nuk e pranojnë që është kryer krimi prej tyre. Provat janë të errëta, nuk ka prova, thjesht janë dyshime të bazuara në gjykimin e mëparshëm. Është konstatuar ADN-ja e vajzës, është marrë konfirmimi nga nëna e vërtetë e vajzës dhe ato eshtra mund të jenë të Eglantina Bucit. Ata nuk kanë jetuar normalisht, vajza nuk vinte në shtëpi dhe me kërkesat që babai ka bërë vetë ajo nuk vinte në shtëpi dhe prandaj mendohet se mund të jetë prostituuar?. Prokuroria e policia këmbëngulin se babai dhe vëllai vranë Elgantina Bucin, pasi nuk pranuan bashkëjetesën e saj me një djalë. Ishte i vëllai Shkëlzeni, që e qëlloi me një plumb në kokë dhe më pas trupin e dërguan në Malin me Gropa.Vrasja makabër u zbulua pas deklarimeve të një ?informatori?, mik i Shkëlzen Bucit, i cili është arrestuar në 2017. Ai ka treguar se ishte kontaktuar nga babë e bir për tu vënë në kontakt me vajzën, pasi prej kohesh ajo ishte larguar nga banesa. Kur e kanë gjetuar, i vëllai e ka marrë të motrën në makinë së bashku me mikun e tij dhe e ka çuar te Mali me Gropa ku edhe është kryer vrasja. Pasi krimit Shkëlzeni ka marrë në telefon të atin Faikun për t?i thënë puna përfundoi.Pas arrestimit të tij, informatori është zbërthyer duke treguar krimin e ndodhur para 8 vitesh. Këtë fakt dhe dëshminë e informatorit e konfirmoi dhe avokati, i cili tha se ngjarja është rihapur pas deklarimeve që ka bërë miku Shkëlzenit.