Ora News - Miliona për Bollinon, Kompania e Igli Gjelishtit,tjetër tender me parregullsi dhe pa garë

2020-12-04 0

#tvora #rtvoranews


KLSH ka konstatuar shkelje tek një tjetër tender i dhënë për kompaninë Image & Communication Development, që rezulton të jetë zhvilluar pa garë dhe me parregullsi.

Kompania në pronësi të Igli Gjelishtit u rikthye në qendër të vëmendjes pasi Partia Demokratike e akuzoi se fondet e marra nga shteti ia kalonte në llogari kompanive në pronësi të Karlo Bollinos.

Bëhët fjalër për kontratën me objekt ?Ngritja e sistemit te gjobave elektronike për Policinë e Shtetit?, të kontraktuar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, në këtë rast subjekti i Igli Gjelishtit ka fituar tenderin për vlerën e ofertuar prej 227.5 milionë lekësh të reja pa TVSH.

Përveç bashkimit të operatorëve Image & Communication Development me një tjetër subjekt, pjesëmarrëse rezulton të ketë qenë dhe një tjetër kompani e cila nuk ka paraqitur fare ofertë, çka i ka sjellë dhe skualifikimin.

Në këtë mënyrë e vetme në garë mbeti vetëm bashkimi i operatorëve, duke u shpallur automatikisht edhe fituesi me 62.5% të vlerës totale të kontratës e zotëronte kompania e Gjelishtit.

Por pasi ka kaluar më shumë se një vit, nëse përpiqesh të mësosh për më shumë detaje në regjistrin elektronik të prokurimeve nuk arrin dot të gjesh të dhëna shtesë.

Megjithatë ky prokurim është sinjalizuar edhe nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit në një auditim të ushtruar në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë në 8 tetor të një viti më pas, ku konstatohet se prokurimi ka tejkaluar fondin e miratuar me 68 milion lekë më shumë dhe janë shkelur gjithashtu afatet ligjore.

?Ky urdhër prokurim është regjistruar për vlerën 171,208,876 lekë ndërkohë që në APP është shpallur më një fond rreth 68 milion lekë më shumë se fondi i miratuar. Kontrata është lidhur më 07.08.2018 dhe regjistruar më 01.11.2018 edhe kjo në shkelje të afatit ligjor 5 ditor.?

Për të njëjtin prokurim KLSH evidenton:

?Urdhër prokurimi jo vetëm që nuk është regjistruar paraprakisht në Thesar, para fillimit të procedurës së prokurimit por është regjistruar në SIFQ më 20.10.2018 ose 2 muaj pas lidhjes së kontratës.?

Megjithëse Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka cilësuar abuzivë tenderët ku skualifikiohen të gjithë pjesëmarrësit dhe pavarësisht sinjalizimeve të dërguara edhe nga auditimi zyrtar, nga ana e autoriteteve nuk është marrë asnjë masë dhe fondet kanë kaluar nga buxheti i shtetit në llogarinë e kompanive private.

Sipas Partisë Demokratike në shtatë muaj kompania Image & Communication Development e Igli Gjelishtit i ka kaluar botuesit Karlo Bollino 1 miliardë lekë.

Ky është rasti i dyti ku KLSH tërheq vëmendje për tenderët ku pjesëmarrëse ka qenë kompania e Igli Gjelishtit pasi parregullsi janë konstatuar edhe në tenderin për sistemin e vizitave tek mjeku i familjes.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/miliona-per-bolinon-kompania-e-igli-gjelishtit-tjeter-tender-me-parregullsi-dhe-pa-gare/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit...