Vrasjet në familjen Buci, Eglantinës i vdiq edhe një vëlla, më herët gjyshja mbyti nusen e djalit!

2020-12-04 8

Zbardhja pas 8 vitesh të vdekjes së 23-vjeçares Eglantina Buci nga i vëllai dhe i ati, ka nxjerrë të pah detaje të reja nga familja Buci.

Vrasjet duket se në këtë familje fillojnë më herët, ku vjehrra e shtëpisë, gjyshja e 23-vjeçares, ka vrarë vite më parë nusen e djalit të saj Bashkimi.

Bashkimi ishte emigrant në Itali, ndërsa sipas burimeve për Report Tv bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur pas një sherri që nisi mes nuses dhe vjehrrës, të cilat ishin duke parë televizor në shtëpinë e tyre. Konflikti ka përfunduar në vrasjen e të resë nga vjehrra e saj.

Një tjetër humbje në këtë familje ka qenë edhe e vëllait të Eglantina Bucit, i cili vdiq nga leucemia. Madje sipas burimeve edhe Shkëlzen Buci, gjatë deklaratës së tij në prokurori kur u arrestuar për atentatin për vrasjen e aktorit Mishel Prela në 2017, tha se e mori përsipër të bëhej killer me pagesë për të siguruar paratë për kurimin e  të vëllait.

Vrasja e 23-vjeçares u bë në Malin me Gropa me një plumb në nofullën e majtë, që i dha i vëllai Shkëlzeni. Trupi i saj u varros nga i vëllai dhe i ati Faik Buci, të cilët nuk pranuan bashkëjetesën e saj me një djalë.