Veseli kritikon marrëveshjen: U kalua nga bisedimet për njohjen, tek çështjet teknike - Vizion Plus

2020-12-04 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka kritikuar marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhe me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike. Ai tha për mediat se është keqardhje që delegacioni i Kosovës në Uashington kaloi nga bisedimet shtetërore për finalizimin e një marrëveshjeje mes dy vendeve, në bisedime teknike.KADRI VESELIKRYETAR I PDK?Kosova nuk duhet të lejojë që të kthehet prapa. Çdo bisedim duhet të ketë konceptin e një marrëveshjeje e cila është finale, ku nuk cenohet sovraniteti, Kushtetuta dhe integriteti i Republikës së Kosovës. Është për keqardhje delegacioni i Kosovës në Uashington si ka kaluar nga bisedimet shtetërore me Serbinë, në bisedime teknike. Nga bisedimet mes shteteve për finalizim, përkatësisht ulëse në OKB, në bisedime për copëza territore të cilat janë në menaxhimin e Republikës së Kosovës, edhe si resurse kombëtare ekonomike? Në reagimin zyrtar të PDK-së në opozitë, partia e Kadri Veselit deklaroi se delegacioni i Kosovës humbi shansin për marrëveshje finale që siguron njohjen e ndërsjellë dhe anëtarësimin në OKB.