#tvora #rtvoranews
Policia dhe prokuroria kanë arritur në konkluzionin se Eglantina Buci dhe është vrarë nga vëllai Shkëlzeni ndërsa porosinë e ka dhënë babai Faik Buci. Zbardhja e vrasjes është bërë pas analizës së ADN-së së eshtrave ndërsa një bashkëpunëtor i drejtësisë ka rrëfyer të dhëna për vrasjen.
Dashuria e ndaluar- Pasi familja nuk ishte dakord me bashkëjetesën e vajzës me të dashurin, Faik Buci dyshohet se ka dhënë urdhër të vritet vajza, ndërsa përsipër e ka marrë vëllai Shkëlzeni.
Ai e ka marrë motrën nën kërcënimin e armës nga një lokal në zonën e Freskut ku ajo jetonte, dhe e ka dërguar tek mali me gropa, për ta ekzekutuar.
Plumb ne koke- Ka mjaftuar vetëm një plumb në kokë për ti marrë jetën 23-vjeçares, ndërsa Shkëlzeni trupin e ka mbuluar pranë vendit ku ka kryer krimin.
Zhdukja Në atë kohë, familja pretendoi se vajza kishte humbur, por gjetja e eshtrave, më 14 shtator të vitit 2012, dhe kryerja e hetimeve të mëtejshme zbuloi se ajo ishte vrarë nga familja.
Fillimisht ishte mbyllur dosja pasi nuk kishte të dhëna që lidheshin me identitetin e vajzës.
Dosja u rihap në vitin 2017 kur Shkëlzen Buci u arrestua për një vrasje të mbetur në tentativë për të cilën do të paguhej 80 mijë euro.
Roli i te penduarit? Një bashkëpunëtor i drejtësisë në atë kohë i arrestuar për një tjetër vepër penale u ka thënë hetuesve se kishte dijeni për një ngjarje kriminale ku ishte përfshirë Shkëlzeni.
Ai ka treguar se Shkëlzeni i kishte kërkuar që të ruante të motrën dhe e kishin dërguar trupin tek Mali me Gropa. Në atë kohë familja pretendoi se vajza kishte humbur, por gjetja e eshtrave dhe kryerja e hetimeve të mëtejshme zbuloi se ajo ishte vrarë nga familja.
Zbulimi i eshtrave- Më pas në zonën e Malit me Gropa u gjetën pjesë eshtrash duke bërë që policia fillimisht të dyshojë për vajzën e humbur duke marrë pjesë të ADN-së së nënës së saj, Lirije Buci për t?i krahasuar.
Pas analizave rezultoi se ADN-ja e eshtrave dhe e nënës së Eglantinës përputheshin duke vërtetuar se bëhej fjalë pikërisht për vajzën e zhdukur.
Të dhënat nga ADN-ja u bashkuan me informacione në rrugë operative duke bërë që të zbulohej tërësisht ngjarja e tmerrshme e 8 viteve më parë.
Arrestimi i babait- Të premten, 4 shtator 2020, policia njoftoi arrestimin e Faik Bucit, i cili është rimarrë në pyetje për ekzekutimin e vajzës. 66-vjeçari ka mohuar akuzat duke u thënë hetuesve që vajza është e zhdukur pasi e kanë rrëmbyer për ta shfrytëzuar jashtë vendi si punonjëse seksi.
Në pyetje janë marrë dhe familjarë të tjerë por pa dhënë detaje të vlefshme. Megjithatë policia bën me dije se ka prova shkencore që vërtetojnë vrasjen e Eglantinës, nga vëllai dhe të porositur nga babai, me justifikimin se donin të ruanin nderin e familjes.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/detaje-tronditese-nga-krimi-horror-vrasja-e-23-vjecares-u-planifikua-nga-babai-dhe-u-ekzekutua-nga-i-vellai/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE...