#tvora #rtvoranews
Ky është momenti i lindjes së Bashkisë së Dimalit.
Qëllimi i ndryshimit të emrit është që kjo qytezë të shndërrohet gradualisht në një destinacion turistik.
?Ndryshimi i emërtimit është pjesë e strategjisë të zhvillimit të ekonomisë lokale të Bashkisë Ura Vajgurore. Ndryshimi i emërtimit është një element soft i kësaj strategjie. Ajo ndërthuret me elementë të tjerë.?
Vendosja e bustit djaloshit të Dimalit nqë qendër të qytetit erdhi si ide pas gjetjes së kokës në rrënoja të këtij djaloshi.
Prej disa vitesh është diskutuar ndryshimi i emrit të Urës Vajgurore në Dimal, qyteti antik i periudhës Ilire, rrënojat e së cilës u zbuluan në kodrën e qytetit.
Zbulimi i qytetit Antik të Dimalit zgjoi idenë e për ta shndërruar emrin e Bashkisë së Urës Vajgurore në atë të Dimalit.
Qëllimi ishte që kjo qytezë të shndërrohet gradualisht në një destinacion turistik.
Për kryebashkiaken e Urës Vajgurore ky qytet shumë shpejt të kthehej në një qendër të merituar arkeologjike të vizitueshme.
?Ne do të bëjmë të mundur që përmes projekteve që kemi për Dimalin ta bëjmë të aksesueshme rrugën që të sjellë deri këtu. Si fillim në objektiva afatmesëm të bëjmë që sajti i amfiteatrit që është këtu të bëhet i vizitueshëm. Kemi një fond të posaçëm nga Bashkimi Europian?.
Kryebashkiakja thotë se së shpejti në qytetin e Urës Vajgurore të ngrihet një muze arkeologjik.
Arekologu Buran dautaj i cili zbuloi këtë qytet na tregon me detaje për historinë.
?Këtu fillon kodra e larta që është Akropoli. Pjesa e sipërme e qytetit ku zakonisht ndërtoheshin godina të shenjta, ruheshin armët?.
Profesori mban mend dhe mbishkrimet?.
?1963 edhe filluam gërmimet. Në vitin gjetëm mbishkrimet që na bënë të mundur të legalizonim dhe identifikonim qytetin. Janë në muze kombëtar?.
Dimali sipas banorëve është kërkuar nga shumë vende por u zbulua pikërisht në këtë vend.
Artan Plaka tregon se sëbashku me profesor Buranin ka kërkuar dhe babai i tij i ndjerë ndërsa shprehet se ai vetë është kujdesur që zona të mos dëmtohet nga piratët.
?Aktualisht të gjithë banorët jemi kujdesur derisa kemi pasur mundësi që të mos dëmtohej. Por nuk mund t?i ndalojmë vizitorët që vijnë dhe lenë dhe plehra?.
Teksa ngjitemi në pjesën e sipërme të dimalit arekologu Buran Dautaj tregon se Dimali ka qenë një qytet shumë i fuqishëm ushrtarakisht dhe në kërkime janë gjetur dhe armë të kohës të cila ndodhen më muze.
Për historianin Ymer Kordha, Dimali duhet të ruhet me kujdes dhe duhet të vijojnë kërkimet.
Profesor Kordha ashtu si të gjithë kërkon që Dimali të mbrohet e të jetë zonë e mbrojtur.
?Kjo është zona e parë e zbuluar në Dimal. Mbi bazën e kësaj zone u përcaktua dhe më pas që ky është qyteti i Dimalit. Në fillim të shekullit të dytë të erës tonë, Dimali ka qenë në sundimin romaK?.
Tashmë që bashkia e Urës Vajgurore ka marrë emrin Dimal Kryetarja e bashkisë thotë se ndryshimi i emrit do të sjellë avantazhe në promovimin e vendit.
Për të ndryshimi i emrit do të ketë zero kosto pë...