Pasojat e tërmetit të 26 nëntorit, banorët ende në qiell të hapur në mëshirë të fatit

2020-12-04 0

#tvora #rtvoranews


Këto janë pasojat që la pas tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.

Burra, gra e fëmijë të gjithë dolën jashtë, me shpresën se lëkundjet prej 6.4 ballë do të shënonin vetëm dëme materiale e jo humbje jete në njerëz.

Pas tërmetit shkatërrimtar autoritetet lajmëruan anulimin e mësimit në shkollat e të gjithë vendit.

U deshën ditë deri sa u nxorrën të gjithë nga rrënojat, dhe me pasojën e rëndë më 51 vktima.

Nga ky tërmet shumë mbetën të lënduar ndërsa shumë banesa u shkatërruan krejtësisht dhe familje të tëra mbetën në qiell të hapur.

Një pjesë e familjeve në lagjen Zenelaj të Sharrës mbetën pa shtëpi. Frika dhe tronditja ndihen ende në sytë e fëmijëve.

?U trembëm shumë nga tërmeti?.

Tmerrin e asaj nate e tregojnë dhe të riturit teksa shohin se si është shembur investimin i jetës tyre.

?Na kanë rënë komplet. Unë jetoj me 5 fëmijë. Kemi qëndruar jashtë, nuk kemi mundësi tjetër. Jashtë është ftohtë, nuk kam Jashtë është ftohtë, nuk kam çfarë të bëj do futemi prapë brenda?.

Disa nga shtëpitë e kësaj lagje u dëmtuan nga lekundjet e shtatorit dhe më pas ai i nëntorit.

?Është hera e dytë që e pësojmë këtë. Shteti të vijë dhe të sigurojë jetën e banorëve këtu?.

Shumë muaj më pas gjendja e tyre vijon të jetë e njëjtë. Disa po qëndrojnë në shtëpitë të dëmtuara duke rrezikuar jetën e tyre, pasi nuk kanë zgjidhje tjetër.

?Nuk kam ku të rri. Tek vjehrra janë 7 pjesëtarë në familje?.

Ka nga ata që shtëpitë i kanë braktisur për tu shpërngulur tek të afërmit me shpresën se shteti do t?i ndihmojë.

Ndërsa disa jetojnë në çadra ku jetesa për to bëhët dhe më e vështirë me temperaturat e larta.

?Këtu është vapë. Tani shtrinë dyshekët dhe flinim këtu të katërt. Ishte vapë dhe nuk rrinim katër veta. I kemi nxjerrë dyshekët jashtë?.

Të gjithë kanë një thirrje?..

?U bëj thirrje deputetëve që të kthejnë dorë nga shtresa e varfër, mos u merrni me jetën e luksit se sot e keni e nesër jo. Çoni ndihma tek njerëzit që ju kanë ndodhur fatkeqësi?.

Problematikë për këtë zonë mbetet dhe mungesa e ujit, teksa një pjesë qëndron në çadër me përpjekjet për të mos u prekur nga pandemia e koronavirusit.

?Është e paparë fare situata. Unë kam jetuar dhe vijoj të rrij në çadër me fëmijët e vegjël.?


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/pasojat-e-termetit-te-26-nentorit-banoret-ende-ne-qiell-te-hapur-ne-meshire-te-fatit/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp