Kalaja: Në grupin negociator shqiptar për detin ka spiunë, kemi ecur sipas axhendës së Greqisë

2020-12-04 0

#tvora #rtvoranews


Në një intervistë për Ora News, gazetari Aulon Kalaja u shpreh se në lidhje me zgjerimin e Greqisë në det, qeveria shqiptare duhet të tregojë transparencë.

Kalaja tha se ka pasur një telefonatë të ministrit të jashtëm grek me kryeministin Rama dhe kërkohet që të zbardhet kjo bisedë.

Aulon Kalaja: Qeveria greke ka folur për një zgjedhim me 12 milje në det. Në këto momente ne kërkojmë transparencë nga qeveria shqiptare. Ne dimë që ka pasur një telefonatë të ministrit të jashtëm grek me kryeministrin Rama. Ne duam që të zbardhet kjo bisedë mes të dyve në një telefonatë dhe çfarë ka premtuar Rama në lidhje me zgjerimin. Se ministria jonë e jashtëm thuhet se Greqia ka të drejtë, sikur të jetë ministria e jashtme greke. Ne kemi ecur sipas një agjende të Greqisë, prandaj ne duhet të jemi të drejtë dhe me korniza historike të marrëdhënieve të dy palëve. Unë jam për një marrëveshje ku Shqipëria nuk humb asgjë. Nuk kemi as tokë dhe as det për të falur.

Kalaja nënvizoi se është folur me presidentin Meta dhe se parlamenti nuk ka legjitimitet për të bërë një marrëveshje të tillë.

Aulon Kalaja: Ne kemi kërkuar që të vendosen në dispozicion protokollet e diskutimeve. Ndryshe nga kryeministri grek, Rama nuk bisedoi me askënd, as me presidentin, vetëm kur u bë e madhe presidenti futi një njeri në grupin negociator me Greqinë. Rama nëse do të zbatojë ligjin, duhet t?i japë atë që i takon Cezarit, Cezarit. Ne i kërkuam presidentit që të bëjë detyrën e tij në mbrojtje të kushtetutës, pasi jemi në kushtet e mungesës së Gjykatës Kushtetuese. Madje, unë i thash se qeveria shqiptare nuk është legjitime për të bërë një marrëveshje me Greqinë në fundin e mandatit të saj. Kjo marrëveshje është e përjetshme, pse të mos ftohen të gjithë shqiptarët që japin mendimin e tyre.

Sipas Kalasë, në grupin negociator të Shqipërisë ka pasur spiunë që kanë miqësi me Greqinë dhe ka rrjedhur informacioni.

Aulon Kalaja: Në grupin negociator të Shqipërisë ka pasur spiunë që kanë miqësi me Greqinë dhe ka rrjedhur informacioni. Ata bëjnë si teknicienë, por ne e dimë mirë se çfarë ndodh në këtë vend. Kjo është një marrëveshje për gjithë shqiptarët dhe parlamenti nuk është i plotë dhe kemi deputetë analfabetë funksionalë. Nuk mund të bëjmë një marrëveshje pa Gjykatën Kushtetuese. Ne duhet të ngremë alarmin për të mbrojtur territorin e Shqipërisë.

Kalaja shtoi se Rama është i kapur nga Erdogani, por do të bëjë edhe djalin e mirë me Greqinë dhe do të përfundohet në një marrëveshje ku një kompani greke do të marrë koncesionin e rrugës Milot-Fier.

Aulon Kalaja: Rama ndodhet mes Ankarasë dhe Athinës. Është i kapur nga Erdogani, por do të bëjë edhe djalin e mirë me Greqinë. Kjo mund të bëhet edhe për rrugën Milot-Fier, ku një firmë greke do të përfundojë me një marrëveshje, ku kompania greke do të marrë koncesionin e rrugës. Unë mendoj se kjo ka lidhje. Unë mendoj se grekët do të marrin arterien kryesore të zemrës së Shqipërisë. 115 kilometra për 35 vitet e ardhme me 1...