Ora News - Kapri: Marrëveshja Serbi-Kosovë fitore për shqiptarët

2020-12-04 1

#tvora #rtvoranews


Në një intervistë për Ora News, autori Erald Kapri tha se marrëveshja Serbi-Kosovë është një fitore për shqiptarët.

Për Kaprin, shqiptarët duhet t?i shohin si aleatë strategjikë dy shtetet ShBA dhe Izrael.

Kapri shtoi se sjellja e hekurudhës në portin e Durrësit, nuk është një dalje e Serbisë në Adriatik, por një mundësi për rritje politike, ekonomike dhe gjeo-strategjike të shqiptarëve.

Kapri: Marrëveshja Serbi-Kosovë është një fitore për shqiptarët. Kjo është një marrëveshje histori. Në rastin e marrëveshjeve ka lëshime, por ne duhet ta shohim se jemi aleatë me dy shtete shumë të forta si ShBA dhe Izraeli. Kjo është një marrëveshje ekonomike dhe aty ku kalojnë karvanët e tregtisë nuk kalojnë karvanët e ushtrisë. Ky është shekulli i shqiptarëve dhe duhet të punojmë fort që ta kapim këtë shans. Hapja e këtyre rrugëve të tregtisë do të krijojnë shanse të mëdha për ne dhe do të fuqizohemi nga pikëpamja tregtare. Në një kohë kur Serbia bën tregti me vendet e Detit të Zi, ne nuk kemi investime të rëndësishme në rrugë tregtare, por Serbia nuk ka rrugë hekurudhore apo detare. Prandaj sjelljen e një hekurudhe në portin e Durrësit, duke e bërë një port të madh të gjitha Ballkanit, nuk duhet ta shohim si ardhje të Serbisë në Adriatik, por si një rritje politike, ekonomike dhe gjeo-strategjike të shqiptarëve.

Kapri theksoi se marrëveshja e arritur me presidentit Trump dhe miliarda dollarë që që do investohen është një lajm shumë i mirë për shqiptarët

Kapri: Marrëveshja e arritur me presidentit Trump dhe miliarda dollarë që që do investohen është një lajm shumë i mirë për shqiptarët. Ne kemi qenë një vend që kemi pasur rrugën Egnatia, por e kemi humbur këtë avantazh. Këto investime do të rrisin mirëqenie e njerëzve. Me këtë logjikë bëmë edhe rrugën e Kombit. Linjat e reja hekurudhore janë një mundësi për shqiptarët për të përfituar dhe për tu lidhur me shumë vende. Portet tona janë të bëra në vitet ?50-?60 dhe aktualisht nuk kemi një hekurudhë të mirë. ShBA beson se rritja ekonomike do të ndikohet nga këto investime dhe prandaj janë të mirëpritura për shqiptarët.

Referuar çështjes së liqenit të Ujmanit, Kapri tha se duhet parë teknikisht dhe se çështje të tilla zgjidhen me marrëveshje.

Kapri: Çështja e liqenit të Ujmanit ngjall emocion, por duhet parë teknikisht. Shqipëria aktualisht ka marrëveshje me Maqedoninë e Veriut për menaxhimin e baseneve ujore. Këto çështje zgjidhen me marrëveshje, prandaj nuk duhet të nxitohemi të themi se Serbia ka cenuar sovranitetin e Kosovës. Unë mendoj se Kosova do të përfitojë shumë nga pikëpamja ekonomike. Nga ana tjetër, të qenit aleat me dy kombet më të fuqishme në botë, ShBA dhe Izraelin është një fat i madh për shqiptarët dhe kjo duhet shfrytëzuar në maksimum. Uroj që elita politike në vend të bashkëpunojë në shumë fusha.


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/kapri-marreveshja-serbi-kosove-fitore-per-shqiptaret-jemi-me-fat-qe-kemi-aleate-shba-te-dhe-izraelin/

Follow TV Ora dhe ...

Free Traffic Exchange