Report TV -Vëllai në burg si 'killer me pagesë', informatori i zbuloi se kishte vrarë motrën!

2020-12-04 5

TIRANË- Kjo është foto e fundit e Eglantina Bucit që Report Tv e siguron ekskluzivisht, kur ajo ishte 23 vjeç. Në vitin 2012 e reja u ekzekutua nga vëllai, Shkëlzeni dhe babai i saj Faik Buci sepse ajo nuk i pyeti per bashkëjetesën e saj me një djalë. Për të zbardhur këtë krim mbuluar nga heshtja ndër vite pa ditur asnjë gjurmë të saj nëse ishte gjallë apo vdekur, hetuesve shqiptarë u është dashur nga viti 2012 ta rihapin dy herë dosjen.

Asnjë kallëzim nga familjarët për humbjen e Eglantinës.Edhe sot në regjistrin e gjendjes civile apo atë të votuesve Eglantina e lindur në 14 tetor 1989, rezulton e gjallë. Nuk dihej ku ndodhej deri sa 5 vite pas krimit, në 2017-ën, në Policinë e Tiranës, erdhi informacioni i parë. ?Shihni se Shkëlzeni me të atin kanë vrarë edhe Eglantinën? ? Policia u vu ne lëvizje dhe e nisi nga babai i saj Faik Buci. Vëllai i saj, Shkëlzeni ishte arrestuar si person i dyshuar për tentativën e vrasjes së aktorit Mishel Prela pranë gjimnazit ?Partizani? në Tiranë, paguar nga Ervin Zallumi.

Faik Buci duke fshehur krimin dha para policisë versionin se vajza e tij ishte punonjëse seksi në Turqi dhe ishte rrëmbyer nga një grup i rrezikshëm me të cilin policia nuk duhej të merrej.

Përballë këmbënguljes së oficerëve për ta hetuar çështjen, babai ka mohuar të bijën.