Ora News - COVID-19 në Shqipëri, 135 raste të reja në 24 orë, 189 të shtruar në spital

2020-12-04 0

#tvora #rtvoranews

Shifrat nga koronavirusi në Shqipëri mbeten të larta. Gjatë 24 orëve të fundit në vend u kryen 860 testime prej të cilave 135 rezultuan pozitive.

Ndërkohë i lartë mbetet numri i personave të shtruar në spitale ku aktualisht 189 pacientë marrin mjekim. 12 persona janë në terapi intensive ndërsa 4 në intubim.

Këtë të shtunë u regjistruan 6 viktima të reja ku numri total i personave që kanë humbur betejën me virusin është 312.

Gjithashtu u shënuan dhe 94 të shëruar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon ? 33 raste në Tiranë, 29 në Elbasan, 13 në Lezhë, 10 në Krujë, 7 në Lushnje, nga 4 raste në Durrës, Kamëz, Gjirokastër, nga 3 raste në Fier, Kurbin, Kavajë, Pukë, Berat, Librazhd, nga 2 raste në Vlorë, Mirditë, Pogradec, Sarandë, Kolonjë, nga 1 rast në Shkodër, Rrogozhinë, Gramsh.

Të shtruar ? Në spitalin Infektiv dhe ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 189 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 12 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Gjithashtu në dy spitalet COVID janë duke marrë shërbim të specializuar 17 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Viktima ? Betejën me virusin e rrezikshëm nuk e ka fituar dot një 63 vjeçar nga Tirana, i cili ka ushtruar detyrën e infermierit në spitalin e Traumës dhe vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese, me gjithë përpjekjet maksimale të mjekeve dhe infermiereve.

Betejën me këtë virus të rrezikshëm nuk e kanë fituar edhe një 64 vjeçar nga Mati, një 71 vjeçare nga Divjaka dhe 3 qytetarë nga Tirana : një 77 vjeçar ; një 72 vjeçare dhe një 80 vjeçare. I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Apeli i Ministrisë së Shëndetësisë:

Nisur nga fakti se një pjesë e rasteve pozitive lidhen me grumbullime në ceremoni festive apo mortore, rikujtojmë qytetarët se ndalohen të gjitha grumbullimet pasi janë burim i përhapjes së infeksionit, duke vënë në rrezik shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë për më shumë kujdes për respektimin e rregullave të higjienës, vendosjes së detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe respektimit të distancimit fizik.

COVID-19 ? Statistika (5 Shtator 2020)

Testime totale 67057

Raste pozitive 10102

Raste të shëruara 5976

Raste Aktive 3814

Humbje jete 312 (Qarku Tiranë 149, Durrës 41, Shkodër 36, Elbasan 19 , Fier 16, Korçë 12, Lezhë 12, Kukës 8, Vlorë 6, Dibër 7, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2054

Durrës 466

Shkodër 296

Lezhë 204

Elbasan 154

Korçë 135

Kukës 129

Vlorë 125

Fier 113

Berat 69

Dibër 35

Gjirokastër 34

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/covid-19-ne-shqiperi-135-raste-te-reja-ne-24-ore-189-te-shtruar-ne-spital/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on ...

Free Traffic Exchange