Vëllai që vrau të motrën u arrestua 5 vite më pas si vrasës me pagesë kundrejt 80 mijë eurove

2020-12-04 4

#tvora #rtvoranews

Shkëlzen Bucit, i akuzuar si autori i vrasjes së të motrës dhe më pas groposjen e trupit të saj në Malin me Gropa iu komunikua në qeli akuza e ?Vrasja me paramendim?, e kryer në bashkëpunim.

Eshtrat e vajzës 23 vjeçare, Eglantina Buci (në foto) u zbuluan rastësisht nga një gjahtar më 14 shtator 2012 në vendin e quajtur Mali me Gropa ne Tirane. Që prej asaj kohe deri sot misteri kishte mbuluar krimin e rëndë, ndërsa dje policia deklaroi finalizimin e operacionit ?heshtja? që çuan në arrestimin e të atit, dhe vëllait të vajzës si autorë të krimit makabër.

Buci ndodhet në burg prej korrikut 2017 pasi u arrestua për një tjetër vrasje të mbetur në tentativë për të cilën ishte dhënë shuma 80 mijë euro. Per kete krim ai duhet të vuajë 13 vite burg.

Si u planifikua vrasja për 80 mijë euro ? Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më 20 korrik 2017, në rrugën Tafaj, përballë shkollës së mesme ?Partizani? Tiranë.

Aty është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi Mishel Prela. Brenda 24 orëve policia zbardhi dhe dokumentoi të gjithë ngjarjen dhe doli në konkluzionin se kishim të bënim me një vrasje me pagesë, mbetur në tentativë, nga një grup i struktruar kriminal.

Në njoftimin e policisë sqarohet se Shkëlzen Buci 34 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë, kishte pasur rolin e ekzekutorit. Dhe në momentin e operacionit të koduar ?pagesa? ishte gjendur dhe sekuestruar arma e krimit tip pistoletë model 54(TT).

Ndërkohë u arrestua Ervin Zallumi, 30 vjeç, lindur e banues në Tiranë personi që kishte porositur vrasjen e shtetasit Mishel Prela, kundrejt shumës prej 80.000( tetëdhjetë mijë) eurosh, shumë të cilën do t?ia jepte shtetasit Shkëlzen Buci dhe bashkëpuntorve të tij.

Miklar Tola , 32 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i cili ishte bashkëpuntor në tentativën e vrasjes.

Trim Hidri, 41 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i cili ka bërë të mundur largimin nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së krimit , të autorëve të krimit.

Ermir Tola, 22 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë, vëllai I Miklar Tolës, pjestar aktiv i këtij grupi kriminal .

Hakmarrja- Motive i kësaj ngjarje ishte hakmarrja. Në 2010 Mishel Prela goditi 5 herë me thikë Ervin Zallumin. Prela u arrestua në dhjetor të po atij viti dhe u dënua me 7 vite burg. Me vendimin e Gjykates se Apelit 31 vjeçari doli nga burgu. Disa muaj më pas vendosi hakmarrjen ndaj Mishel Prelës.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/vellai-qe-vrau-te-motren-u-arrestua-5-vite-me-pas-si-vrases-me-pagese-kundrejt-80-mije-eurove/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp