TIRANË- "Politika nisi vrullshëm këtë fillim shtatori, e po ashtu puna e Kuvendit të Shqipërisë. Ligjvënësit do të rikthehen në seancë plenare pas pushimeve, ditën e hënën në orën 17:00".
Deputetët do duhet të ngrenë kartonin për një sërë çështjesh të rëndësishme në funksion të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen vitin e ardhshëm. Riformatimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është pikënisja e punës për palët duke qenë se 19 tetori duhet ta gjejë KQZ dhe me anëtarë të rinj.