Aleatet e PD: Te ruhen koalicionet. Ndoka e Shehi: Shqiptaret jane kunder Rames - Vizion Plus

2020-12-04 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita do të përpiqet edhe njëherë për të ruajtur koalicionet ku secila parti garon me kandidatët e saj, edhe pse të hënën hyje në fuqi ndryshimet kushtetuese që ndryshojnë modelin e aleancave parazgjedhore. Sipas demokristianit Nard Ndoka, reforma zgjedhore që do të nisë së shpejti duhet të garantoje ruajtjen e koalicioneve siç i kemi pasur deri më sot.NARD NDOKAKRYETAR I PDK?Së pari koalicionet nuk janë mbyllur dhe nuk ka arsye për ta bërë një gjë të tillë, është e drejtë kushtetuese, është e drejtë e organizimit të partive politike. Edhe me draftin e kaluar në mënyrë të njëanshme kjo nuk sanksionohet nëpërmjet kushtetutës, thjesht është një provokim nga ana e kësaj mazhorance.?Ndoka thekson se opozita nuk duhet të pranojë asnjë ndryshim kodi që kalon pa konsensusNARD NDOKA?Asnjëherë opozita nuk mund të pranojë diktatin e njëanshëm nga kjo mazhorancë për të ndryshuar rregullat e lojës në mënyrë të njëanshme edhe në afate jokushtetuese, dhe kjo është një problem më vete.?Por kryetari i Lzhk Dashamir Shehi ka një qasje me pragmatistë, edhe pse është kundër heqjes së koalicioneve, ai thekson rendësin e mbylljes së diskutimit për kodin në mënyrë që partitë të fillojnë fushatën.DASHAMIR SHEHIKRYETAR I LZHK?Nuk na pëlqejnë ato ndryshime kushtetuese, nuk i kemi dashur dhe e kemi thënë mendimin tonë. mirëpo tani ato janë të bëra se nuk qahet mbi qumështin e derdhur. të paktën të bëjmë disa ndryshime ligjore që të minimizohen defektet e kësaj marrëdhënie të re. Shpresojmë që kjo tryeza politike të mbarojë punë sa më shpejt. nuk mund t?i tërheqim më njerëzit zvarrë, opinionin dhe të gjithë aktorët me këtë çështje. të mbyllet. Mirë apo keq, të mbyllet. Si te duan le ta mbyllin por unë jam për ta mbyll.? Por në pritje të nisjes së reformës zgjedhore, opozita ende nuk ka detajuar strategjinë se si do të garojë në zgjedhjet parlamentare, me një listë të përbashkët apo me listë të veçantë.DASHAMIR SHEHI ?Koalicioni kundër Edi Ramës në daç te jetë aty në letër na daç jo, ekziston, është në mendjen e të gjithë shqiptarëve, kështu që nga pikëpamja morale unë gjykoj që opozita mirë a keq duhet të hyjë e gjitha kundër Edi Ramës. Tani formalisht se si do bëhet ligji, kjo është një çështje tjetër.?Me nisjen e parlamentit në 7 shtator pritet të vihet në lëvizje edhe reforma zgjedhore. Mazhoranca po shqyrton mundësinë e ngritjes se një grupi pune pranë komisionit të ligjeve për të punuar mbi amendimet e kodit elektoral, ndërkohë që opozita e mazhoranca do të mblidhen sërish në tryezën e këshillit politik. Por tashmë zgjedhjet nuk janë larg e palët do të shpejtojnë për të mbyllur ndryshimet në kod e nga ana tjetër për të ngritur KQZ e re brenda këtij muaji.