Pavarësisht se Policia Rrugore ka ditë që po kryen kontrolle të rrepta në të gjitha akset kryesore në vend, sërish ka ende shumë shoferë që vazhdojnë ti konsiderojnë rrugët si pista garash.
Gjatë orëve të mbrëmjes së të premtes policia ka kapur shoferë që po ecnin me shpejtës 148 km/h deri në 166 km/h në rrugën interurbane kryesore Tiranë-Elbasan, në aksin Sauk-Teg, në kohën kur fluksi i lëvizjes së automjeteve në rrugë ishte ende i lartë.
Nga dy radarët në përdorim nga Policia Rrugore e kryeqytetit gjatë 5 orëve monitorim janë kostatuar dhe ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit, 21 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi gati dyfish mbi kufirin e lejuar duke e përdorur dhe konsideruar rrugën si pistë për të ?fluturuar? dhe jo për të qarkulluar me automjet.
Gjithashtu, janë vendosur 13 masa administrative për mos rregullim të shpejtësisë në qendrat e banuara, si dhe dy masa të tjera për gara shpejtësie.
Po kështu janë konstatuar dhe ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit 9 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin nën ndikimin e alkoolit në masë që varionte nga 0.34 mg/l deri ne 0.49 mg/l .
Gjithashtu janë arrestuar në kushtet e flagrancës dy drejtues mjetesh të cilët janë verifikuar se drejtonin mjetin në gjendje të dehur, ku njëri prej tyre një 42 vjeçar nga Tirana, fillimisht ka kundërshtuar punonjësit e policisë duke refuzuar testin e alkoolit
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Tirane#Policia#TopChannel