TIRANË- Gjetja e një pjesë të skeletit të groposur në Malin me Gropa ka zbardhur një krim makabër brenda familjes, të ndodhur 8 vite më parë. Babë e bir, Faik dhe Shkëlzen Buci kanë vrarë vajzën e shtëpisë, pasi kjo e fundit kishte shkuar të bashkëjetonte me një djalë pa pëlqimin e familjes.
Pasi e kanë vrarë, trupin e pajetë të 23-vjeçares e kanë groposur në mal. Një pjesë e skeletit iu gjet në 2012, por asnjë e dhënë nuk u mësua për fatin e Eglantinës aso kohe, as për autorët dhe as për motivet e vrasjes.Pas 8 viteve, është bërë i mundur arrestimi i babait, Faikut, ndërsa vëllai i është komunikuar masa e arrestit në burg, ku po vuan dënimin për një tjetër vrasje të mbetur në tetantivë në 2017, ndaj Mishel Prelës pranë gjimnazit "Partizani" në Tiranë. Në momentin e arrestimit, njofton uniformat blu, babai i është gjetur me vete dhe një thikë.
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar ?HESHTJA?, për zbardhjen e një vrasjeje të ndodhur në vitin 2012. Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Instituti i Policisë Shkencore, Agjencia e Kosovës për Forenzikë, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Nga Seksioni i Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës në Sektorin e Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë është bërë i mundur dokumentimi dhe zbardhja e një vrasjeje të ndodhur në vitin 2012, në vendin e qujtur ?Mali me Gropa?, Tiranë. Vihet në pranga njëri prej autorëve, ndërsa autorit tjetër i është komunikuar masa në IEVP ku vuan dënimin.
Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura më parë, pas një pune hetimore dhe procedurale të mirorganizuar dhe të pandërprerë, nga Sektori i Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Institutin e Policisë Shkencore Tiranë, Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit policor të koduar ?HESHTJA". Në kuadër të hetimeve u bë e mundur gjetja e disa pjesëve të një skeleti (eshtra) të një kufome të paidentifikuar të gjetur në datë 14.09.2012, në vendin e quajtur ?Mali me Gropa?, Tiranë.