Zbulohen parcelat me kanabis, kultivuesit zhduken! Punëtorët s'tregojnë kush i paguan

2020-12-04 0

TIRANË- ?Rritja e kultivimit të kanabisit në vend ka shtuar edhe numrin e aksioneve të ndërmarra nga policia për asgjësimin e kësaj bime. Kështu në 6 mujorin e parë të vitit 2020 në të gjithë vendin u asgjësuan 10941 bimë Kanabis Sattiva më shumë se në vitin 2019.?

Por në një kohë që rezultatet tregojnë për sipërfaqe me kanabis të asgjësuara nuk është e njëjta gjë për kapjen e kultivuesve. Numri i atyre që përfundojnë në pranga është i papërfillshëm, ose thjesht njerëz të punësuar nga pronarët e parcelave të drogës. Në Drejtorinë e Antidrogës mësohet se shumë nga dëshmitë e të arrestuarve nuk i identifikojnë ata. Ka një kod heshtje në këtë pikë. Punëtorët thonë se marrin paratë nga persona të cilët nuk i njohin. 

Sa i përket hartës së kultivimit të bimës narkotike nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga ato të viteve të kaluara. Informacionet në Policinë e Shtetit tregojnë për shtim të sipërfaqe në Gjirokastër, Shkodër, Vlorë dhe Fushë Krujë. Kultivuesit kanë zgjedhur zonat malore dhe ato të pyllëzuara për të ushtruar aktivitetin e tyre kriminal dhe larg vëmendjes së opinionit .

Këtë shqetësim e ngriti kohë më parë në komisionin parlamentar të sigurisë edhe kryepolici, Ardi Veliu i cili foli për ekzistencën e fenomenit dhe destinacionet e reja të grupeve kriminale;  nga hapësirat në ambientet e mbyllura.

Bazuar në shifrat e regjistruara në luftën ndaj kësaj veprimtarie, Report TV mëson se vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti  në të gjithë vendin janë asgjësuar afro 60 mijë bimë kanabisi ku vetëm në muajin qershor u dogjën rreth 36 mijë rrënjë.

Free Traffic Exchange