Presidenti pret Ramën dhe Bashën - News, Lajme - Vizion Plus

2020-12-04 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse prej me shume se 2 vitesh opozita kishte kerkuar zgjedhje te parakoheshme dhe zhvillimin e tyre pa Edi Ramen kryeminister, tashme ajo duket nje gje e larget. Mengjesin e te premtes, te gjithe drejtuesit e partive politike, me radhe mberriten ne seline e Presidences, per tu konsultuar me kreun e shtetit per caktimin e dates se zgjedhjeve te ardhshme parlamentare, jo te parakoheshme. Pas Idrizit, Madhit, Dules, Shehit, Tafajt, Ndokes, ne oren 11:00 nga dera kryesore e Presidences mberriti Edi Rama, i shoqeruar nga Taulant Balla.Edhe pse ne axhende ishte parashikuar qe takimi do te zgjashte 60 minuta, Edi Rama, i vetmi qe mbajti maske gjate takimit me Ilir Meten, qendroi vetem 15 minuta. Minuta gjate se cilave ai ka bere vetem nje kerkese; zgjedhjet most e mbahen me 2 maj, dite qe perkon me pashket ortodokse. Kerkese te cilen e kishte artikuluar edhe me pare Dashamir Shehi. Rama u largua, pa komentuar asgje lidhur me takimin e tij me Ilir MetenNe mesdite ishte radha e Lulzim Bashes, i cili i shoqeruar nga Oerd Bylykbashi, qendruan ne zyren e kreut te shtetit, aq sa ishte parashikuar dhe ne axhende, 30 minuta. Ne fund ta takimit, Lulzim Basha ne nje prononcim per mediat artikuloi nevojne per zgjedhje te menjehershme.Basha huazoi nje shprehje te Nene Terezes, per te treguar se e djeshmja dhe aksionet e kaluara, tashme jane kapitull i mbyllur. LULZIM BASHAPer here te pare ne Institucionin e Presidentit te Republikes, ka shkelur ne cilesine e kryetares se LSI-se, Monika Kryemadhi. Takim i cili sipas saj i ishte kerkuar nga partiaMONIKA KRYEMADHIPor ndryshe nga Basha, i cili u shpreh se zgjedhjet duhet te ishin bere sot, Kryemadhi kishte tjeter qendrim.MONIKA KRYEMADHIEdhe pse ne tryeze jane 4 data nga te cilat kreu i shtetit mund te zgjedhje, pjesa me e madhe e lidereve politik, i kane sugjeruar daten 18 prill per zhvillimin e zgjedhjeve. Dileme e cila pritet te perfundoj pasditen e sotme, kur Meta do te takohet dhe me perfaqesuesit e opozites parlamentare dhe me pas pritet te publikoi dekretin.